Debatet mes motrave Kardashian nuk kanë fund, pasi së fundmi gjatë emisionit “Kardashian” të Hulu e ka quajtur motrën e saj shtrigë.
“Ti je thjesht një shtrigë dhe unë të urrej.”- tha Kourtney mes lotësh.
Ndër të tjera 44-vjeçarja pranoi se kishte shumë tension mes tyre, ndërsa shtoi se është vërtet e vështirë të shikosh njerëzit duke folur për ty dhe se nuk ndihet se e kuptojnë që janë fajtorë.
Megjithatë nuk ka mjaftuar me kaq pasi teksa Kim e pyeti se nëse është e lumtur me një person tjetër që i urren anëtarët e familjes së saj, Kourtney i tha asaj se ‘po i hidhte benzinë zjarrit’.
Penelope, Kourtney Kardashian dhe Kylie Jenner
Nga ana tjetër nëna e tyre, Kris Jenner është shprehur e shqetësuar për dy vajzat e saj teksa tha se familja është gjëja më e bekuar.
“Familja është gjëja më e rëndësishme në jetën time dhe është përgjegjësia ime të sigurohem që ta mbaj familjen time të bashkuar.”- tha Jenner.