Pas humbjes në Korçë ndaj Skënderbeut, Partizani do të udhëtojë këtë javë drejt Kamzës, kudo të synojë të marrë fitoren e parë për sezonin e ri kundër një skuadre që ka treguar se di të hapë probleme.
Në kuadër të këtij takimi, trajneri i të kuqve, Skënder Gega ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka folur në lidhje me disa tema, si tifozët, Skënderbeu apo edhe akuzat e Jovanoviç e merkatoja që pret.
DËNIMI NGA DISIPLINA
“Është dënim i rëndë, pasi për mua kishte diçka jo normale. Duhet të japim ‘fair-play’, pasi futbolli na bashkon. Jam munduar përmes ekipit, që kundërshtarin mos ta shohim si armik, por si rival.
Ajo që ndodhi nuk ishte e pëlqyeshme, nuk marr përsipër të them se kush e nisi, pasi nuk është puna ime.
Jam i qartë se dënimet kolektive janë të tepruara, pasi nuk është vetëm ajo pjesë e tifozerisë që na ndjek kudo, por Partizani ka tifozë gjithandej dhe nuk e meritojnë të mos jenë në stadium. Jam kundër dënimeve kolektive.”
TIFOZËT
“Jam i fokusuar te puna. Ndërprerja e ndeshjes ndikoi negativisht, pati një ftohje. Ne ishim në një moment shumë të mirë dhe ul ritmi. Djemtë ishin sensitivë dhe donin të shkonin atje, te tifozët.
Do mundohem t’i menaxhojmë. Unë dua që ekipi të jetë i fokusuar 90 minuta. Pjesa tjetër më pas është një bashkëpunim.
Sigurisht tifozët janë një pjesë e rëndësishme për ne, por duhet të kuptojnë që sjellja e tyre, apo reagimi i tyre brenda ‘fair-play’-it do na ndihmonte të mbaronim misionin tonë me sukses.”
AKUZAT E JOVANOVIC
“Do kisha dëshirë të flisja për ndeshjen e kaluar, për ndeshjen e ardhshme, për gjendjen e Partizanit. Nuk kam shumë komente, ishte një i ardhur gjashtë muaj përpara, nuk ka qenë përzgjedhja ime.
Nuk flas për karrierën e tij, nuk kam shumë interes të flas për të. U vendos sepse unë e kam zgjedhur stafin, me ardhjen e Dritan Mehmetit. Ai nuk kishte asnjë rol tjetër.
Perceptimi i tij për trajnerin dhe klubin është i tij. Them të shoh përpara e të punoj. Është një i larguar, është dëshira e tij të reagojë kur largohet nga një punë.”
SFIDA ME KAMZËN
“Është ndeshje e vështirë, e kemi parë kundërshtarin, e kemi analizuar dhe do e shohim sërish. Bëri ndeshje të mirë dhe u shqua për grintën dhe agresivitetin.
Do mundohem me detaje ta zbërthejmë kundërshtarin dhe të ndërtojmë një strategji. Ekipi është mirë fizikisht, por edhe nga anët e tjerë jemi “OK” dhe të bashkuar. Në Kamëz shkojmë për fitore dhe është e vetmja rrugë për ne.”
HEBAJ DHE INTERPRETIMI I LOJËS
“Ekipi nuk u përgjigj për aq kohë sa kemi punuar. Pjesa e parë nuk ishte ajo që prisja, lojtarët reaguan në pjesën e dytë. E respektuam më shumë kundërshtarin, na imponuan në pjesën e parë. Më pas reaguam dhe dominuam.
U goditëm në një moment kur nuk e prisnim. Sa i përket Hebajt, është një lojtar me të ardhme dhe jam i kënaqur me të. Ekipi nuk e mbështeti siç duhet. Kjo ndodh në futboll, asgjë nuk bëhet perfekte.
Nuk interpretuam mirë lojën në pjesën e parë, në të dytën ndodhi ndrydhe. Hebaj më pas doli në pah. Është ndeshja e parë, po punon dhe është 100%. Shpresoj që ta tregojë veten që në ndeshjen e ardhshme. Por nuk është vetëm ai, është i gjithë ekipi.”
LUFTA PËR TITULLIN KAMPION
“Nuk jam shprehur se jemi për kampion, as për të qenë modest, as për të ulur presionin. Nuk fitohet titulli në ndeshjen e parë, as e kundërta. Ishte një ndeshje, presioni është, patjetër.
Deri tani duken skuadra të barabarta. Partizani ka një gjë: është ekip që luan me shpirt, në kolektiv. Pikësynimet tona i dimë, kemi pretendimet tona.”
RIVALËT
“Diferencat mes ekipeve janë të vogla. Ndeshja luhet pa tifozë. Më jep adrenalinë korrigjimi i gabimeve që bëmë në Korçë. Besoj se do t’ia dalim.
Unë kam një jetë që merrem me futboll, dikush më quan të ri, dikush të vjetër. Jam në gjendje ta përballoj presionin, jam përpjekur të jem korrekt.
Nuk kam dashur të ofendoj njeri. Me karakterin që kam, më intereson vetëm puna, të mos kem të dëmtuar. Çdo ndeshja ka pasqyra të ndryshme. Është normale që jo të gjithë të duan.”
MERKATOJA
“Të ishte për mua do e pikturoja ekipin me ngjyrat që dua. Nuk ka mbarua merkato. Po punojmë për të afruar lojtarët, që kanë kërkesat e tyre. Shpresoj të vijë dikush që të na ndihmojë të jemi më të përgatitur.”
SULMI
“Do e kemi kur të kemi lojtar sulmues. Më interesojnë të dyja fazat, të mos dalë nga detyrat ekipi. Edhe unë dua ekip që luan mirë.
Nëse do kishim lojtarë sulmues, ne i kemi, por që e bëjnë diferencën dhe e tregojnë në fushë, pse jo lojë sulmuese. Është një proces që bëhet gjatë javës, çdo ditë duhet të punojmë për të”, – u shpreh Gega.