MENU
klinika

“Fair Play Financiar”

Milan nis betejën kundër UEFA-s

20.12.2018 - 12:38

Milan mban vendin e katërt në Serie A dhe deri diku e ka arritur objektiv primar në sezonin e ri, duke qenë në zonën Champions League. Megjithatë, eliminimi nga Europa League djeg akoma për tifozët,.

Por problemi kryesor i klubit është heqja e dënimit nga UEFA. Pak ditë më parë u dha dënimin për Milanin dhe parashikohej një gjobë që arrin në 12 milionë euro, limitim i futbollistëve për turnetë europianë dhe, nëse nuk paguhen borxhet, mund të ketë edhe një përjashtim 2-vjeçar.

Pikërisht pika e fundit është ajo që e tremb më së shumti Milanin dhe drejtuesit kanë nisur nga puna për t’i dalë kundër këtij vendimi që është marrë nga UEFA. Ata kanë të drejtë që të ankimojnë vendimin në CAS dhe atje kuqezinjtë presin që të marrin lajme pozitive.

Nga ana tjetër, mediet italiane raportojnë se avokatët po mundohen të rregullojnë diçka për sezonin e kaluar, duke qenë se mund të merren sanksione të ndryshme edhe më të ashpra, ndërkohë që për ato që janë marrë, shanset janë të vogla që të ulen dënimet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN