MENU
klinika

Një nga ciftet më elegantë!

Sekreti i martesës jetëgjatë të çiftit Beckham!

02.10.2023 - 12:17

David Beckham dhe Victoria janë padyshim një nga ciftet më elegantë dhe tërheqin vëmendjen kudo që ndodhen me paraqitjen e tyre, sigurisht shumë të zgjedhur.

Ata u martuan në korrik të 1998, kanë 4 fëmijë: Brooklyn, 24 vjeç, Romeo, 21 vjeç, Cruz, 18 vjeç dhe Harper 12 vjeç. Ai u shpreh se sekreti është kompromisi i vazhdueshëm.

Në dokumentarin “Beckham”, i cili flet pikërisht për jetën e drejtuesit të skuadrës Inter Milan, sigurisht, ka edhe disa detaje të marrëdhënies së tij me dizajneren e modës, Victoria Beckham.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by David Beckham (@davidbeckham)

David, 48 vjeç, u shpreh se komproimisi për të arritur plotësimin e nevojave të njëri-tjetrit është sekreti i një martese të lumtur. “Ne punojmë bashkë. Është gjithnjë të japësh dhe të marrësh” shpjegoi ai dhe shtoi: “Martesa është një punë e vështirë. Ne jemi të zënë. I them gjithmonë Victoria-s se unë kam më shumë punë, ndërsa ajo më thotë se ajo ka më shumë punë”.

Më tej, vijoi: “Ne kemi 4 fëmijë, të cilët gjithmonë po shkojnë në drejtime të ndryshme, por ne e vendosim si prioritet kohën me gjithsecilin. Kështu kemi bërë gjithmonë dhe duket se kjo po funksionon”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat