Është qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të banesës Skënder Likës në zonën e Kurbinit.
Nuk dihet ende nëse ka të lënduar nga të shtënat me armë.
Në muajin mars të këtij viti në banesën e Skënder Likës shpërtheu një sasi tritoli.
Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të 10 marsit, teksa Skënder Lika dhe bashkëshortja e tij ishin në gjumë.
kënder Lika sapo kishte dalë nga burgu, pas 6 muaj vuajtje dënimi. Ai është babai i Llej Likës, i cili u arrestua si autori i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Rakip Roli në Dhjetor të vitit 2021.
Ndërkohë që Skënder Lika është xhaxhai i Ilir Likajt (Xhepajt), i arrestuar për vrasjen e dy biznesmenëve në një hotel në Mamurras, përkatësisht të shtetasve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.