Trupa gjykuese ka dënuar Tucin me 1 vit burg për veprën penale shpërdorim të detyrës.
Fran Tuci është ish-kryebashkiaku i radhës socialist, i cili dënohet nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Trupa gjykuese ka dënuar Tucin me 1 vit e 6 muaj burg për veprën penale shpërdorim të detyrës. Tucit i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike edhe për 5 vjet.
Masë më lehtësuese detyrim paraqitje gjykata vendosi për ish-kryetarin e komunës Iballë, Ndoc Marku dhe për Durim Margjekajn.
Fran Tuci akuzohet se ka lejuar hapjen e një rruge prej 1.8 kilometrash dhe me 5 metra gjerësi në zonën pyjore, nismë kjo e një subjekti privat.
Shqiptarët nuk kursehen darkave, lulëzon biznesi i jetës së natës, ja sa po paguhen këngëtarët
Po ashtu është shtuar se dëmi i përllogaritur shkon në 234 milionë lekë.
Këtu përfshihet shpyllëzimi i zonës pyjore dhe dëmtimi i terrenit, duke i lënë të drejtën subjektit privat që të realizojë punimet pa shlyer detyrimet.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar e provuar se ish-titullari i Bashkisë Fushë-Arrëz, në bashkëpunim më ish-Administratorin e Njësisë Administrative Iballë, shtetasin Ndoc Marku, me veprime dhe mosveprimet e tyre kanë shkelur ligjin edhe për faktin se projekti nuk ka qenë i miratuar autoritetet kompetente.