09.10.2023 - 14:31
Në Partinë Demokratike vazhdon kaosi.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka firmosur një vendim që rikthen Oerd Bylykbashin në grupin parlamentar dhe këtë dokument ia ka dërguar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.
Bylykbashi u përjashtua nga grupi në datë 15 janar të vitit 2022 pas incidenteve në selinë blu. Bardhi e propozoi Bylykbashin bashkë-kryetar të reformës zgjedhore në vendin e Enkelejd Alibeajt, por shumica nuk pranoi të ndryshonte përbërjen duke shkaktuar kaos në kuvend ditën e enjte.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Idrizi del me deklaratën e fortë