MENU
klinika

Ish-sulmuesi kuqezi

Supergol i Azdren Llullakut në Rumani

20.12.2018 - 22:16

Nuk është grumbulluar më në Kombëtare, por Azdren Llullaku vijon të shënojë gola në kampionatin rumun dhe po luan rregullisht me ekipin e tij Astra. Llullaku shënoi sot golin e tij të 5 në kampionat, një supergol nga jashtë zone.

Nuk duhet harruar se ka qenë një ndër lojtarët më të mirë të klubit të duke dhënë asiste gjatë gjtihë sezonit, ashtu si sot, për të çuar Astra në pjesën e sipërme të klasifikimit, mes pretendentëve për kualifikimin në Europë.

Ndeshja e sotme ishte më e veçantë, pasi luhej përballë Dinamos së Bukureshtit, një prej ekipeve më me emër në këtë kampionat. Por Llullaku bëri diferencën me lojën e tij që në fillim. Ai shënoi një supergol me një gjuajtje të shkëlqyer nga jashtë zonës në minutën e 7-të, duke mposhtur portierin kundërshtar.

Festa këtë radhë nuk ishte “shqiponja” e zakonshme, por një festim “alla Mourinho” para tifozëve të skuadrës së tij që thërritnin në kor emrin e sulmuesit shqiptar. Më pas, Llullaku dha asistin për golin e dytë që mbylli pjesën e parë në 2-0. Astra fioi 4-1.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN