MENU
klinika

Vendos Gjykata e Apelit në Athinë

A do të ekstradohet Laert Haxhia në Shqipëri?

18.10.2023 - 11:42

Gjykata e Apelit të Athinës do vendosë këtë të mërkurë për fatin e Laert Haxhisë. Shqipëria kërkon ekstradimin e tij, pasi rezulton i dënuar me 18 vite burg nga Gjykata e Lushnjes për vrasje në rrethana të tjera cilësuese mbetur në tentativë.

Gjithashtu ai është në proces gjyqësor edhe në Gjykatën e Posaçme për masakrën e Lusnjes. Së fundmi Haxhia akzuohet edhe nga prokuroria e Elbasanit, per të paktën 6 vrasje të ndodhura gjatë viteve 2021-2022. Laert Haxhiu përfaqësohet në Athinë nga avokati Detar Hysi dhe dhe dy juristë grek, të cilët më herët kanë mbrojtur interesat ligjore të Bledar Jambellit i akuzuar si autor i vrasjës së Artan Cukut.

Seanca gjyqësore do të zhvillohet në orën 14:00 me orën e Greqise ku një interes të lartë ka edhe nga pala shqiptare. Dy muaj më parë Gjykata e Janinës, refuzoi ekstradimin e Haxhiut, duke mos pranuar kërkesën e homologëve shqiptar. Vendimi i shkallës së parë u apelua, ndërsa sot pritet të kete një vendim të formës së prerë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ngjarjet e fundit i kanë rikthyer në vëmendje

Kush po i vret ‘adoleshentët’ e bandës së Lushnjes?

"Djali im është marrë me gipse në Greqi”

Babai i Laert Haxhisë: Tafani të nxjerr në shesh provat!