MENU
klinika

‘Kisha frikë…’

Spears tregon ‘torturat’ e të atit në fëmijëri

19.10.2023 - 12:15

‘The Woman In Me’, libri autobiografiki i ylli i pop-it Britney Spears që pritet të publikohet së shpejti ka qenë kryefjala e mediave ndërkombëtare të showbiz dhe jo vetëm.

Në një kapitull të librit tregohet një tjetër moment shumë i vështirë i Spears, ku në qendër është familja dhe babai i saj.

Spears ka treguar për fëmijërinë e saj traumatike dhe torturat e vazhdueshme që ajo duroi nga babai i saj alkoolik, Jamie Spears.

Ikona e popit, 41-vjeçare, e përshkruan babanë e saj si “të keq, apatik dhe të ftohtë”. Ky abuzim u shtri deri në të 30-at e saj, pasi Jamie shpesh e fyente për pamjen e saj, duke e cilësuar shpesh si “të trashë” dhe duke e detyruar atë të punonte kundër vullnetit të saj.

Britney kujtoi dhe sjelljet e çrregullta të babait të saj të nxitur nga alkooli, duke rrëfyer se ai pinte tepër, duke i shkaktuar asaj frikë të madhe.

“Babai pinte derisa nuk mund të mendonte. Ai u zhduk nga shtëpia për disa ditë me radhë. Dhe kur ishte i dehur, bëhej shumë keq”, thuhet në një ekstrakt të librit sipas The Sun.

“Stresi i mungesës së parave u komplikua nga kaosi i shkaktuar nga ndryshimet ekstreme të humorit të babait”.

“Kisha frikë veçanërisht të hipja në makinë me të, sepse ai fliste me veten gjatë vozitjes. Unë as nuk e kuptoja se çfarë thoshte. Ai dukej se ishte në botën e tij”, vazhdoi ajo mes tjerash.

Iconstyle një ditë më parë zbuloi një kapitull nga ky film, ku Britney tregoi se kishte abortuar një fëmijë nga marrëdhënia me këngëtarin Justin Timberlake, ngjarje e cila për kaq shumë vite ishte mbajtur e fshehtë.

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat