MENU
klinika

Zbulojeni!

A janë fasulet e zeza vërtet të shëndetshme?

20.10.2023 - 17:13

Në receta të ndryshme apo dieta të caktuara mund t’ju ketë rënë në vesh për dobishmërinë e fasuleve të zeza. Lëkura e tyre, referuar si “shtresat e farës” përmbajnë antioksidantë të fuqishëm, që ndihmojnë në ngadalësimin e plakjes dhe shmangien e një rreziku të mundshëm të kancerit.

Sipas Annessa Chumbley- t, konsulente ushqimore e specializuar, fasulet e zeza gëzojnë shumë më shumë antioksidantë se çdo lloj tjetër i fasules.

A janë fasulet e zeza vërtet të shëndetshme?

Përfitimet shëndetësore të fasuleve të zeza janë nga më të ndryshmet:

1. Ju ndihmojnë të ndiheni mrekullueshëm

E konsideruar si “super fasulja”, vetëm në një filxhan fasule të zeza gjenden 15 gram proteina dhe 15 gram fibra. Ky kombinim shërben për t’ju mbajtur energjikë dhe të ngopur. Sikur të mos mjaftonte kjo, fasulja e zezë ndihmon edhe metabolizmin e yndyrës.

2. Kontrollojnë sheqerin në gak

Fasulja e zezë përmban niseshte rezistente, që kalon nëpër zorrët tuaja dhe parandalon rritjen e nivelit të sheqerit në gjak.

3. Luftojnë sëmundjet e zemrës

Duke ulur kolesterolin, fasulet e zeza sigurojnë shëndetin e zemrës suaj falë sasisë së madhe të fibrave të tretshme që gjenden te këto bishtajore.

Megjithatë, edhe fasulet e zeza kanë anën e tyre “negative”.

A janë fasulet e zeza vërtet të shëndetshme?

Lloji i këtyre fasuleve mund të konsumohet nga shumica e njerëzve, me përjashtim të personave që kanë probleme me tretjen, të cilët rrezikojnë gazra dhe fryrje për shkak të nivelit të lartë të fibrave. Po kështu përdorimi i tyre i shpeshtë ndalohet dhe për këdo që ka hipertension (tension të lartë të gjakut) si pasojë e sasisë së madhe të natriumit. Ose si një rrugë e mesme, sigurohuni që përpara se t’i blini të jenë me natrium të reduktuar. Sipas specialistet Chumbley- t, e mira është që të hani një filxhan fasule të zeza çdo ditë. Nisur nga dieta personale e saj, ja si mund t’i konsumoni:

Mëngjes: Fasule me vezë

Drekë: Fasule dhe sallatë

Vakt i ndërmjetëm: Shoqërojini fasulet e zeza me copa avokadoje, lëng limoni dhe kripë deti

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN