Së fundmi Elon Musk ka theksuar se X mund të ndalojë së qeni i qasshëm në Evropë për të shmangur rregulloren e re të miratuar nga Komisioni Evropian. Kështu së paku shkruan Business Insider. Musk është bërë gjithnjë e më i frustruar me detyrimin për t’u pajtuar me Aktin e Shërbimeve Digjitale, tha një person i njohur me kompaninë.
Personi shtoi se miliarderi Tesla, i cili bleu Twitter një vit më parë për 44 miliardë dollarë dhe e riemërtoi atë në X, kishte diskutuar thjesht për heqjen e disponueshmërisë së aplikacionit në rajon ose bllokimin e përdoruesve në Bashkimin Evropian nga qasja në të. Kjo do të ishte e ngjashme me mënyrën se si Meta po bllokon njerëzit në Evropë që të përdorin aplikacionin e saj të ri, Threads.
Kjo nuk është hera e parë që Musk ka hedhur idenë për të kufizuar në mënyrë drastike shtrirjen e aplikacionit. Pothuajse menjëherë pas blerjes së kompanisë, ai e përmendi këtë si një masë për uljen e kostove kufizimin e operacioneve të X vetëm në SHBA.
Rikujtojmë, se mbikëqyrësi i sigurisë së internetit në Australi ka dhënë një gjobë prej 386,000 dollarësh për X (ish-Twitter) për dështimin për të bashkëpunuar me një hetim mbi praktikat kundër abuzimit të fëmijëve. Kjo vjen pasi Elon Musk në postimin e tij nëntorin e kaluar tha se “heqja e postimeve për shfrytëzim të fëmijëve është prioriteti numër 1”.