Aktorja shumë e dashur për publikun shqiptar, Eriselda Shllaku së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ku ndër të tjera ka zbuluar më shumë rreth bashkëpunimit me aktorin e humorit Agron Llakaj.
Ajo tha se Agroni është e kundërta e asaj që të tjerët shohin në television, pasi tregoi se në bashkëpunimin që ka pasur me të ai ka një ndjesi superioriteti ndaj të tjerëve dhe është mendjemadh.
“Dua të kujtoj bashkëpunimin me Agron Llakaj. Unë e kam vlerësuar si profesionist, dhe nga ekrani më është dukur natyrë e thjeshtë, popullor. Por në bashkëpunimin që kam patur me të, ai ka një ndjesi superioriteti ndaj të tjerëve. Unë mendoj që artisti duhet të jetë i thjesht, edhe kur është në pozicionin e një regjizori apo të drejtimit të një stafi aktorësh. Më atë kam ndjerë një lloj mendjemadhësie. Komunikimi im me atë ka qenë shumë korrekt, shumë brenda rregullave. Ndërkohë që në bashkëpunim artistik duhet të jemi më të hapur, më të ngrohtë me njëri-tjetrin, më miqësor.”– tha ajo.
Mesa duket Eriselsa nuk ka marrëdhënie të mira me aktorin i cili kohë më parë e pushoi atë nga spektaklit “Al Pazar” me justifikimin që nuk mund ta përballonte pagesën e saj.