Në një moment tjetër një barazim do të ishte me vlerë, por sot Teuta dhe Laçi i kanë prishur punë njëri-tjetrit, teksa një pikë vlen pak në këtë stacion të garës. Barazimi 1-1 i regjistruar në Durrës, ka lënë në vendnumëro dy skuadrat, përkatësisht në vendin e tretë dhe të pestë.
Ndeshja nisi e vakët dhe pa shumë raste, aq sa Selmani dhe Hidi ishin gati spektatorë dhe duhej ndërhyrja e tyre vetëm në ndonjë rast sporadik dhe pa rrezik. Pas gjysmë ore lojë skuadrat “ndezën motorët”.
Fangaj, me një inkursion nga e djathta shërbeu për Shtubinën në qendër të zonës, me këtë të fundit që me portën e boshatisur nuk e pati të vështirë që të shënonte. Goli ka vend për interpretim, pasi vendasit protestuan për një pozicion të parregullt.
Fraksioni i dytë nisi me një tjetër ritëm për vendasit. Shkëmbi freskoi skuadrën në repartin e avancuar, duke hedhur Vecajn dhe më vonë edhe Vilën në fushë. Kallaku shpërdoroi një mundësi fantastike për të shënuar, por presioni i “djemve të detit” erdhi në rritje dhe erdhi barazimi në fund.
TEUTA – LAÇI 1-1
Kallaku 87′ / Shtubina 36′
Teuta: Hidi, Gjorgievski (Vecaj 46′), Shkalla, Osmani, Hakaj (Beqja 78′), Sidibe, Gashi, Kallaku, Kamara (Vila 51′), Progni, Latif. Trajner: Bledi Shkëmbi.
Laçi: Selmani, Fangaj, Toro, Mersini, Sefgjini, Gjoni, Eller, Jonuzi, Lushkja (Altiparmakovski 81′), Shtubina, Berisha. Trajner: Besnik Prenga.
Kartonë të verdhë: Shkalla 7′, Gashi 53′
Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti, Ridiger Çokaj, Ani Koçiaj, Gernat Qirici