Chievo e vendit të fundit me shumë mundësi do të rrëzohet në Serie B, por sot ka arritur të bëjë një surprizë tjetër, duke ndalur 1-1 Interin, ashtu si në Napoli, kur barazoi 0-0. Ishte barazimi i 6-të radhazi për Chievo-n.
Një ndeshje aspak e lehtë për Inter në Verona përballë Chievo-s. Perisiç shënoi në minutën e 39-të të pjesës së parë dhe Inter u mendua se doli me pikët e plota nga një transfertë e lehtë në pamje të parë, por që ka rezultuar më e vështirë.
Pikërisht në minutën e 91-të, Pellisier ka barazuar për vendasit, duke shtangur miqtë. Në fund Inter ka tentuar të shënojë, por mbrojtja e Chievo-s ishte e pakalueshme dhe koha nuk mjaftoi.
Me këtë ndalesë, trajneri Spalletti vihet sërish në diskutim, pozicioni i të cilit ishte lëkundur shumë pas eliminimit që në grupe të Champions League, kur nuk shkoi më shumë se barazim 1-1 përballë PSV-së.