MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Arrat na mbrojnë nga sëmundjet e zemrës?

11.11.2023 - 12:58

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Arrat na mbrojnë nga sëmundjet e zemrës?

Mjeku: Një grusht me arra në ditë mund t’ju ndihmojë të qëndroni larg sëmundjeve të zemrës dhe atyre që vijnë me kalimin e moshës. Një studim i fundit ka treguar se konsumimi i rregullt i arrave ul nivelin e kolesterolit Arrat gjithashtu ulin rrezikun për të vuajtur nga sindroma metabolike, ku përfshihen sëmundje si tensioni i lartë i gjakut apo obeziteti, të cilat të dyja së bashku rrisin rrezikun për goditje në tru dhe sulm në zemër. Përveç kësaj, të gjitha këto sëmundje së bashku shkaktojnë shtim në peshë. Të gjitha frutat e thata janë të mira për shëndetin, megjithatë arrat përmbajnë më shumë acide yndyrore omega-3, vlera ushqyese këto shumë të rëndësishme për shëndetin.

Mjekët nga Klinika Spitalore në Barcelonë dhe Universiteti Loma Linda në Barcelonë matën nivelet e kolesterolit në më shumë se 700 meshkuj dhe femra të moshuar. Gjysma e tyre shtuan rreth 50 gramë arra  (gati një grusht) në dietën ushqimore, ndërsa gjysma tjetër hëngrën si zakonisht. Pas një viti, niveli i kolesterolit LDL (një nga format më të këqija për bllokimin e arterieve) ra tek personat që konsumuan arra.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN