MENU
klinika

Gazetari i BBC trondit me rrëfimin rrëqethës

“Ndjeva vdekjen shumë afër meje, pashë 4 viktima dhe mbi 100 të plagosur”

12.11.2023 - 13:47

Një gazetar i BBC-së ka tronditur me rrëfimin rrëqethës për bombardimet në Rripin e Gazës teksa ai ishte duke blerë disa gjëra për fëmijët e tij nga fshati Bani Suhaila. Ai tha se papritur katër bomba ishin lëshuar mes tyre dhe se gurët kishin fluturuar mbi kokat e tyre.

Ai tha se të gjithë njerëzit kishin filluar duke bërtitur, duke u shprehur se “ndjeva se vdekja ishte shumë afër kësaj radhe”.

Gazetari tha se njerëzit ishin mbuluar me pluhur dhe me gjak, dhe se një burrë mbante një vajzë të vogël të plagosur, duke bërtitur: ‘Thirrni një ambulancë’.

Po ashtu shtoi se kishte parë 4 viktima dhe më shumë se 100 të plagosur dhe shumë persona të tjerë që ishin nën rrënoja kërkonin për ndihmë.

“Rreth dy orë më parë, shkova për të blerë disa furnizime për fëmijët e mi nga fshati Bani Suhaila, në lindje të Khan Yunis. Një burrë i mirë më ftoi të pija një filxhan çaj të nxehtë. Papritur, katër bomba ranë me shpejtësi rreth nesh. Gurë fluturuan mbi kokat tona. Të gjithë po bërtisnin. Ndjeva se vdekja ishte shumë afër kësaj radhe. Vrapova shpejt drejt zonës. Rreth 10 shtëpi ishin shkatërruar. Njerëzit ishin të mbuluar me pluhur dhe gjak. Një burrë mbante një vajzë të vogël të plagosur, duke bërtitur: Thirrni një ambulancë. Pashë katër të vdekur dhe më shumë se njëqind të plagosur dhe dëgjova zërat e të ngujuarve nën rrënoja duke bërtitur për ndihmë”, tha gazetari i BBC-së.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lëvizjet e fshehta të Kremlinit në Rripin e Gazës

“Hija” e Putinit po rrethon edhe Lindjen e Mesme

Kush e pengon zgjidhjen e konfliktit Izrael-Palestinë?

Ambasadori Dervishi: Netanyahu jo vetëm që nuk zbatoi marrëveshjen…