MENU
klinika

Serie A, Java 17

Juventus pa rivalë, “likuidon” edhe Romën

22.12.2018 - 22:25

Juventus nuk njeh rivalë në Serie A, duke marrë fitoren e 16-të në 17 javë kampionat. Sonte në mbrëmje kampionët e Italisë fituan 1-0 ndaj Romës dhe thuajse po e mbyllin fazën e parë në perfeksion, teksa kanë vetëm një barazim.

Për suksesin e radhës ka menduar përsëri Mandzukic, që duket se u shënon vetëm skuadrave të mëdha. Pas një krosi nga e djathta, sulmuesi kroat kërcen me kokë dhe mposht portierin mik në minutën e 35-të.

Në pjesën e dytë, Ronaldo ka pasur dy mundësi të mira shënimi, por portieri i Romës ka qenë në lartësinë e duhur. Në fund, në minutën e 92-të, Costa ka shënuar golin e dytë, por është anuluar, pasi më parë ka bërë faull.

Juventus shkon në 49 pikë, duke lënë pas Napolin me 8 pikë diferencën. Ndërsa Roma me këtë ritëm nuk do të arrijë të futet në Champions League, madje rrezikon edhe pjesëmarrjen në Europa League.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN