Dy nga drejtuesit e grupit Çapja në Elbasan, Bledar Muça dhe Florenc Çapja, gjatë vitit 2020 kishin lidhur një pakt me Nuredin Dumanin, për të kryer vrasjen e Sokol Sanxhaktarit (dhëndri i Qazim Sejdisë), dy vëllezërve në Elbasan dhe djegien e një magazine perdesh që ndodhej në zonën e Fushë-Mbretit.
Djegien e magazinës, Nuredin Dumani e realizoi me urdhër dhe financim të Florenc Çapjas, kundrejt 5 mijë euro që pagoi tek Dumani, Eljo Bitri dhe “Vis Korçari”.
Por primare për Florenc Çapjan,ishte vrasja e Sokol Sanxhaktarit, kundrejt çmimit të fiksuar me Dumanin 200 mijë euro dhe vrasja e dy vëllezërve.
Në një takim të rradhës teksa Muça, Çapja dhe Dumani ishin duke biseduar për çështjen e vrasjeve, Florenci e ka pyetur:”…Pse nuk pajtohesh me Talo Çelën…?
Siç ka treguar në SPAK, Nuredin Dumani, që këtë moment ai ka filluar të dyshojë, se ata ishin bashkë me Talo Çelën.
Dumani është larguar dhe më pas ka filluar të qëndrojë i distancuar, ndërsa Florenc Çapja ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme që të takoheshin dhe mbaruar punët e lënë përgjysëm.
“…Florenci, më tha:”…pse more burrë ça bëra?
I thashë:”…meqë më the të bëhesha mik me Talon po ti pse nuk bëhesh mik me Suel Çelen?
Me tha:”…unë jam ndryshe me Suelin ndërsa ti je ndryshe me Talon…”.
I thash:”…mbyllet çdo gjë këtu tani…”.
Pastaj folëm vetëm në telefon dhe unë i thashë:“…s’jemi, më as miq po shpresoj as armiq…”.
Në deklarimin e dhënë para prokurorëve të SPAK dhe oficerëve të BKH-së, Nuredin Dumani, ka shpjeguar këtë moment si më poshtë vijon:
“…marrëdhënia me Florencin dhe Bledarin, u prish për shkak se gjatë një takimi, të fundit ai më tha: Pse nuk pajtohesh me Talo Çelen?
Në atë moment unë dyshova se këto janë bashkë, Florenci me Talon. Isha fiks mbapra shtëpisë së Çapjave, tek tokat e tyre. U largova butë dhe i thashë: “…do diskutojmë bashkë…”.
Pastaj folëm vetëm në telefon SKY dhe unë i thashë: ”…s’jemi, më as miq, po shpresoj as armiq…”. Ai më tha:”…pse more burrë, ça bëra…?. I thashë:”…meqë më the të bëhesha mik me Talon, po ti pse nuk bëhesh mik me Suel Çelen…?
Më tha: ”…unë jam ndryshe me Suelin, ndërsa ti je ndryshe me Talon…”. I thashë:”…mbyllet çdo gjë këtu tani…”. Dhe muhabeti u mbyll pastaj.
Më ka dërguar Eljo Bitrin disa here, për tu takuar përsëri me ata, por unë nuk pranoja. Këtu u mbyll ky takim…”.
Dumani ka treguar se pas divorcit me Florenc Çapjan dhe Bledar Muçën, është lidhur me Arjan Spahiun dhe Erjon Alibej, takim të cilin e ka negociuar Eljo Bitri.
“…prej atyre u largova dhe pas disa ditësh, kam takuar Arjan Spahinë pasi më njoftoi Eljo Bitri, bashkë me një djalin e tezes së Eljo Bitrit, të cilin e njoh me emrin “Fati”, i cili tani është në burg në Belgjikë.
“Fatit” nuk ja mbaj mend emrin e plotë, është moshë diku tek 45 vjec, i gjatë diku tek 175 cm i shëndoshë, qeros. Me sa di “Fati” e ka shitur Arjan Spahinë tek Çopat…”.