MENU
klinika

Goditjet e klubit vlonjat

Mesfushori i Partizanit prezantohet te Flamurtari, pritet edhe Cale

28.07.2018 - 14:30

Flamurtari vijon përforcimet në këtë merkato vere, duke rritur cilësinë e vet dhe duke dobësuar rivalët. Bëhet fjalë për futbollistë të sprovuar në kampionatin shqiptar, në Superiore, me dy skuadra elitare, si Partizani dhe Kukësi.

Fjala është për Agustin Torassa shton radhët e kuqezinjve të Vlorës. Sot është bërë zyrtarizimi i tij.

Një lajm mjaft pozitiv për tifozët e Flamurtarit, të cilit kishin reklamuar pakënaqësinë e tyre në rrjetet sociale, se klubi ka vetëm fjalë edhe jo vepra.

Të gjithë e kujtojmë se çfarë “pistoni” i palodhur ishte Torassa te Partizani, në periudhën 2015-2017. Ndërkohë, pritet edhe braziliani Cale, që u kthye në pikë të padiskutueshme referimi te Kukësi, si mesfushor i majtë, për sa kohë luajti me verilindorët.