“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Çfarë të bëj për lëkurën e irrituar pas dushit?
Mjeku: Lëkura e irituar pas dushit mund të rrisë mundësinë e rreziqeve shëndetësore. Lëkura e irrituar pas dushit mund të ndodhë në një zonë të caktuar ose në gjithë trupin tuaj, ajo mund të shoqërohet me skuqje të butë apo të fortë.
Për ta luftuar këtë dhe për të pasur një lëkurë të butë dhe të mirëhidratuar nuk është e lehtë, ndonjëherë ju përdorni kremin që premton mrekulli, por pastaj ai sërish nuk fuksionon.
Nuk është normale ta ndjesh të tërhequr lëkurën pas një dushi, por kjo shkaktohet nga përdorimi i sapunit të papërshtatshëm, nga dushi i gjatë dhe me ujë të nxehtë, apo alergjia nga produktet e ndryshme.
Për të minimizuar problemet e lëkurës, është mirë të përdorni një pastrues apo sapun të butë si dhe të laheni me ujë të vakët (jo shumë të nxehtë), jo shumë shpesh dhe jo dush shumë të gjatë.
Nuk është e këshillueshme të bëni dush dhe banjo shumë herë në ditë. Banjot e gjata nuk janë të mira për lëkurën.
Një herë në javë ekspertët rekomandojë të bëni një trajtim “exfoliating”, i cili është i butë dhe jo-agresiv, në mënyrë që të pastroni lëkurën nga qelizat e vdekura.
Në çdo rast, në varësi nga shkalla e problemit është e këshillueshme që të konsultoheni me një dermatolog.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.