MENU
klinika

Galeria e Artit Tiranë

Rezidenca artistike në mbështetje të artistëve të rinj

05.12.2023 - 17:26

Pas artistes gjermane Doris Graf me projektin e saj “CITY X -Tirana”, tashmë Galeria e Artit Tiranë, ka ftuar në rezidencë 4-mujore artisten e re Arnilda Kycyku. Artistja rishtas zhvendosur nga Elbasani për të jetuar në Tiranë, do nisë hulumtimin dhe zhvillimin e një projekti mbi kryeqytetin sipas këndvështrimit të saj i cili do të rezultojë me një ekspozitë personale në fund të rezidencës.

Drejtorja e GAT, Edit Pula, i ka uruar mirëseardhjen Arnilda Kycykut, në studion e saj të re.

GAT synon të kthehet në Galerinë e Qytetit e cila krijon ekspozitat dhe eventet e saj, në kohezion me realitetin bashkëkohor të Tiranës. Kjo galeri mbështet ide që lindin nga hulumtimi i njerëzve dhe fenomeneve të vetë qytetit dhe që bazohen në çështje apo interpretime që nga karakteristikat urbane e deri tek transformimi psiko-social i tij, bashkërenduar me rivizitimin e trashëgimisë në përgjithësi, duke përfshirë zanatet krijuese e deri tek koleksionet.

Një nga prioritetet e misionit të Galerisë së Artit Tiranë është që nëpërmjet programit të Rezidencës në GAT, të zhvillohet në një atelie kërkimi, prodhimi dhe edukimi për teoritë dhe praktikat kulturore të cilat lidhen dhe kanë për referencë Tiranën.

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët