Sellafield, vendi më i rrezikshëm bërthamor në Mbretërinë e Bashkuar, por edhe në Evropë, ka regjistruar një rrjedhje në rritje nga një silo i madh mbetjesh radioaktive, që mund të përbëjë rrezik për publikun, raportoi “The Guardian”.
Çarje u shfaqën në sipërfaqen e betonit dhe asfaltit mbi liqenin e madh ku llumi bërthamor është ruajtur për dekada (ky rezervuar “toksik” njihet edhe si B30).
Shqetësimet për sigurinë e ndërtesës së shkatërruar, e njohur gjithashtu si kapanoni Magnox, në Cumbria kanë ndezur tensione diplomatike me SHBA-në, Norvegjinë dhe Irlandën.
Rrjedhjet e lëngjeve radioaktive, një nga “rreziqet më të mëdha bërthamore” të Mbretërisë së Bashkuar ka të ngjarë të vazhdojnë deri në 2050.
Thuhet se nëse ky proces përshpejtohet, mund të ketë pasoja të konsiderueshme, njëra prej tyre ndotja e ujërave nëntokësore. Sellafield punëson 11,000 njerëz dhe detyra e tij është të ruajë dhe përpunojë mbetjet bërthamore nga programet e armëve dhe prodhimi i energjisë bërthamore.
Është objekti më i madh i tillë në Evropë.
Një dokument nga nëntori 2022, i parë nga “The Guardian”, paralajmëron për “rrezikun kumulativ” nga dështimet që variojnë nga siguria bërthamore te standardet e asbestit dhe zjarrit.
Dhe në raportin e BE-së nga viti 2001 shkruhet se aksidenti në Sellafield mund të jetë më i keq se Çernobili, sepse Sellafield, në fakt, përmban shumë më tepër material radioaktiv sesa centrali bërthamor në Ukrainë.
Gjithashtu thuhet se lëshimi i mbetjeve radioaktive në atmosferë do të çonte në shpërthime dhe do të shkaktonte rrëzime avionësh. B30 është përshkruar si një nga ndërtesat industriale më të rrezikshme në Evropë.