MENU
klinika

Të drejtat e autorit

Bëni kujdes në “Instagram”! JLo dënohet me 150 mijë dollarë

24.12.2018 - 14:24

Edhe pse në rrjetet sociale shohim shpesh imazhe të ripublikuara nga faqe të ndryshme, sërish duhet bërë kujdes me to pasi mund ta pësoni.

Një gjë e ngjashme dhe me një kosto të majme i ka ndodhur së fundmi këngëtares së famshme Jennifer Lopez.

Nuk bëri asgjë më shumë se në llogarinë e saj të “Instagramit” publikoi një foto të sajën, por kjo ndodhi pa marrë më parë miratimin e fotografit që realizoi foton. Michael Stewart e kishte fotografuar këngëtaren në qershor të këtij viti. Ai e paditi atë dhe shtëpinë e saj të prodhimit për shkelje të të drejtës së autorit.

Ky nuk është rasti i parë që fotografët ngrenë padi ndaj yjeve botërore të muzikës dhe kinematografisë së huaj. Kujtojmë se një gjë të tillë e ka përjetuar edhe Odel Beckham Junior, Jessica Simpson dhe Tea Black.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN