MENU
klinika

Për “LOVE”

Rita zbulon pasiguritë: Më vjen të bërtas me të madhe

24.12.2018 - 14:40

Rita Ora, këngëtarja me origjinë shqiptare, me famë botërore ka dhënë së fundi një intervistë për revistën “LOVE”, ku ka rrëfyer detaje nga jeta dhe karakteri i saj.

28-vjeçarja e ka dhënë intervistë në formën e një video-je ku shfaqet gjysmë e zhveshur dhe pa grim. Edhe pse duket një artiste e kompletuar dhe plot vetëbesim ajo ka treguar se në të vërtetë nuk është kështu.

Rita Ora

Rita u shpreh se gjatë gjithë kohës ndihet nervoze për faktin se nuk ka arritur mjaftueshëm në karrierën e saj dhe se gjithmonë përpiqet të bëjë maksimumin.

“Jo të gjithë njerëzit e kuptojnë këtë gjë dhe shpeshherë më vjen të ngjitem në ndonjë taracë dhe të bërtas me të madhe”
,-tha ajo.

View this post on Instagram

‘I get nervous all the time. And that sometimes makes it difficult, and people may not understand you. You want to scream from the roof tops just for someone to listen to you.’ Today on #movingLOVE pop star @ritaora reflects on the fact that fame and success are no guarantee against the frustrations of being misunderstood. Watch the full series exclusively at youtube.com/thelovemagazine @youtube. Film by @jessejjenkins Creative Director and Fashion Editor @kegrand Make up @mirandajoyce Hair @sydhayeshair Casting @itboygregk @starworksgroup Editor @ithalleyy Audio Interview @harriet.verney Music @smaggheandcross @nathangregorywilkins @oldwalkingman Publisher @misscatherinerussell Head of fashion and beauty at @youtube @derekblasberg

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN