Pasditen e djeshme u mbajt premiera e filmit “5 herë jo”. Të ftuar ishin shumë personazhe të njohur, ndër to edhe Romeo Veshaj.
Teksa po parakalonte në tapetin e kuq ai u intervistua nga Eni Shehu.
Një ndër pyetjet që iu bë Romeos ishte se për kë do ta marrë malli kur të futet në “Big Brother Vip 3”.
Aktori tha që nëse do të futet në shtëpi do ta marrë malli për familjen dhe shokët e tij të ngushtë.
Pjesë nga intervista
Eni: Edhe pa qenë fare në këtë film të ka dalë emri.
Romeo: Mua mund të më dali emri për shumë gjëra po këtu jam vetëm për Donaldin dhe Borën kam refuzuar ta
shikoj të gjithë sepse dua ta shijoj në kinema.
Eni: Për cilin do të marrë më shumë malli kur të filloj “BBV3”?
Romeo: Unë nuk e kam thënë që do futem në “BBV3” e keni thënë ju. Nëse do futem për familjen dhe shokët e ngushtë një njeri special nuk e kam.