MENU
klinika

Arjan Konomi zbulon çdo gjë

Si e priti Bora Zemani tradhtinë e Donaldi me Beatrix

15.12.2023 - 13:33

Opinionisti i njohur Arjan Konomi ishte një ndër pjesëmarrësit në premierën e filmit “5 Herë JO” ku protagonistët kryesorë janë Bora Zemani dhe Donald Veshaj.

Si shumë VIP-a edhe Arjani nuk i shpëtoi një interviste teksa po kalonte në tapetin e kuq, ku ndër të tjera gazetari e ngacmoi atë me pisa pyteje me “spec”.

Eni Shehu e pyeti opinionistin për gjendjen e moderatores në periudhën që Donaldi e tradhtoi brenda “BBV”.

“Dua të pyes për ndonjë moment të vështirë nga koha që ajo nuk fliste me Donaldin, ju ishit bashkë në “Përputhen”- pyeti gazetari.

Nga ana tjetër duke mos hezituar që të fliste rreth kësaj teme, Arjani tregoi se në atë kohë ka qëndruar me Borën deri në orët e vona duke diksutuar, pasi kjo e fundit sipas tij po e vunte shumë këtë gjë.

Ai tregoi se gjithmonë i ka thënë kolegës së tij se çdo gjë do të rregullohet mes asaj dhe Donaldit, ndërsa tashme opinionisti ndihet shumë i lumtur që dyshja janë së bashku.

“Kujtoj shumë momente sepse me Borën kemi qëndruar edhe netë të gjata duke e diskutuar pak të mbytur në atë mërzinë e saj. Ishte e vështirë, por unë kisha gjithmonë shpresë dhe i thosha që gjërat do ndryshojnë. Jam shumë i lumtur që janë bashkë dhe janë mirë me njëri-tjetrin. Janë dy njerëzit më të lumtur që unë kam njohur vitet e fundit dhe uroj që të vazhdojnë të jenë në këtë mënyrë. Është gjëja më e bukur sesa të bësh film me njëriun e jetës, ku ka dashuri pa momente të vështira. Nëse do të ishte gjithçka fushë me lule atëherë nuk është dashuri por hipokrizi”- tha Arjani.

Aktori Donald Veshaj i ka propozuar moderatores dhe partneres së tij, Bora Zemanit për martesë.

Propozimi ka ardhur mbrëmjen e 12 Dhjetorit, kur mbahej edhe premiera e filmit të tyre “5 Herë Jo”.

Megjithatë, kësaj radhe Bora duket se tha “Po”.

Donaldi ftoi në momentin e propozimit edhe djalin e saj, Arborin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Aktori ngatërron emrin e Beniadës me atë të ish-të dashurës

Bora Zemani dhe Donald Veshaj shkaktojnë ‘furtunë’ në internet

“Kam vite pa pasur dikë afër”

Beatrix përlotet kur flet për Donaldin