MENU
klinika

Klubi apelon

Milan në luftë me UEFA-n, sakrifikohet turku

25.12.2018 - 13:01

Një betejë e ashpër pritet mes Milan dhe UEFA-s, pas sanksioneve të fundit të qeverisë europiane të futbollit. Milani po kalon një moment mjaft të vështirë, si me rezultatet në kampionat, ashtu edhe me problemet në UEFA dhe me dënimet e vazhdueshme.

Milan mori një gjobë që arrin në 12 milionë euro dhe limitim në futbollistët e grumbulluar për Kupat e Europës dhe paralajmërim për përjashtim. Megjithatë, në kampin kuqezi janë të bindur se Milani nuk i ka thyer rregullat e ‘Fair Play Fiannciar’ deri në këtë pikë sa të merren këto dënime të ashpra.

Prandaj klubi kuqezi këtë vendim e ka apeluar në CAS. Duke shpresuar që CAS të marrë një vendim pozitiv, kuqezinjtë kanë nisur të mendojnë për të rregulluar bilancin e transferimeve dhe për të shlyer borxhet.

hakan calhanoglu
hakan calhanoglu

Futbollisti që mund të vijë në ndihmë është turku Hakan Çalhanoglu, të cilin Milan kërkon që ta shesë gjatë merkatos së janarit. Për shërbimet e mesfushorit turk, kuqezinjtë kërkojnë të paktën 20 milionë euro, duke shpresuar që me këtë shumë të blejnë edhe Fabregas dhe të justifikohet blerja e Paketa-s.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Fair Play Financiar”

Milan nis betejën kundër UEFA-s