Moderatorja e njohur Nevina Shtylla së fundmi ak qenë e ftuar në emisionin “E diell”, ku ka zbuluar më shumë rreth jetës së saj personale.
E pyetur nga Edi Manushi se kur do të martohet, ajo tregoi se ceremonia e martesës së saj do të jetë para Kampionatit Europian, i cili fillon me 14 qershor 2024.
Duke mos zbuluar datën e saktë, Nevina tha që do të martohte me të djalin që i ka vjedhur zemrën pas ditëlindjes së saj.
“Do të martohem para Kampionatit Europian dhe pas ditëlindjes sime”- tha ajo.
“Kur e ke ditëlindjen?”, e pyeti moderatori, ndërsa Nevina moz zbuluar më shumë rreth datës që ajo do të martohet.
Kujtojmë që disa muaj më parë, prezantuesja zbuloi se ka marrë një propozim nga partneri i saj megjithëse nuk e ka bërë atë publik dhe ka treguar se marrëdhënia e saj është e konsoliduar.