MENU
klinika

"Lërini të shkojnë, të zbrazet vendi"

Ministri serb i Mbrojtjes “i gëzohet” liberalizimit të vizave të Kosovës

06.01.2024 - 11:13

Zëvendëskryeministri dhe ministri serb i Mbrojtjes i Serbisë, Milosh Vuçeviç, ka thënë se qytetarët e Serbisë qendrore nuk duhet të “irritohen” me vendimin që automjetet me targa RKS (Republika e Kosovës) të lëvizin lirshëm në Serbi, duke thënë se kjo i shërben politikave për zbrazjen e Kosovës.

“Pse po nervozohemi? Lërini të udhëtojnë. Aty do të shkojnë 300,000, 500,000 njerëz (në BE, pas liberalizimit të vizave). Të tregohemi pak të mençur politikisht, na duhet pak politika e Milosh Obrenoviqit, pak durim (Milosh Obrenoviq është ndër inspiruesit e parë të doktrinës së shenjtë serbe për asgjësimin dhe dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre). Nuk është e gjitha tani për tani”, tha Vuçeviç.

Siç raporton “N1” ai vlerësoi se duhet parë në pamje më të gjerë, kush çfarë fiton dhe kush çfarë humb, duke thënë se Serbia me atë vendim “nuk humb asgjë dhe nuk fiton asgjë”.

“Kam lexuar diku një koment që i kemi lejuar shqiptarët nga Kosova të udhëtojnë me dokumentet e tyre të udhëtimit. Pra, ku udhëtojnë? Ata udhëtojnë në vendet ku u janë hequr vizat. Pra, për çfarë jeni të mërzitur? Jini pak të zgjuar politikisht. Cili është problemi që po shkojnë në Zvicër, Gjermani apo kudo që shkojnë? Çfarë duhet të bëjmë, getoizimi? Lërini të shkojnë atje ku mendojnë se është më mirë. Aleatët e tyre ua kanë hequr vizat, kështu që le të shkojnë atje tek ata”, tha Vuçeviç.

Sipas tij, fakti që Serbia i lejon banorët e Kosovës të udhëtojnë nëpër Serbi, duke përdorur dokumentacionin apo targat e lëshuara nga administrata në Prishtinë, “absolutisht nuk do të thotë njohje e të ashtuquajturës pavarësi të Kosovës”.

“Ne vendosim kudo një shënim që të lësh dikë në territorin e Serbisë qendrore me ato targa, me atë letërnjoftim, dokument udhëtimi të lëshuar nga Prishtina, nuk do të thotë njohje e pavarësisë së Kosovës dhe as Serbia nuk do ta njohë ndonjëherë pavarësinë e asaj që ata e quajnë Republika e Kosovës”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zëvëndësimi i Vuçiçit

‘Duan ta rrëzojnë Vuçiçin’


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!