Shkëndijës së Tetovës, i vetmi ekip shqiptar i mbetur në kupat e Evropës, do t’i duhet një mrekulli për t’u futur në grupet e Europa League. Tetovarët e kanë humbur 1-3 ndeshjen e parë në “play-off” ndaj Rosenborg të Norvegjisë.
Ndeshja nisi keq për Shkëndijën, pasi vendasit shënua në harkun kohor të 4 minutave dy gola. Fillimisht Jebali në minutën e 11-të dhe më pas danezi I njohur Nicklas Bendtner dyfishoi për Rosenorg.
Një minutë para fundit të fraksionit të parë, norvegjezët shënojnë edhe golin e tretë me Levi, duke e mbyllur 45 minutëshin e parë me fitoren e thellë 3-0.
Megjithatë, tetovarët në minutën e 76-të ngushtojnë diferencën në 3-1 me anë të Junior. Shpresat ishin për të shënuar edhe një gol tjetër, cka do t’u jepte shumë më tepër shpresa për kualifikim.
Mbyllet me fitoren 3-1 të Rosenborg dhe tani Shkëndija duhet të fitojë 2-0 në kthim, në ndeshjen që do të luhet në Shkup pas një jave. Sezonin e kaluar Shkëndija u mposht në këtë fazë, teksa shorti e vuri përballë Milanit.