MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A është shenjë e keqe skuqja e duarve?

23.01.2024 - 10:20

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A është shenjë e keqe skuqja e duarve?

Mjeku: Nervat dhe muskujt në duar kërkojnë një furnizim të vazhdueshëm me gjak për të funksionuar.

Kjo do të thotë se çdo proces inflamator që ndikon në rrjedhën e lirshme të gjakut mund të shkaktojë një ndryshim të ngjyrës së indeve të pëllëmbëve tuaja.

Shkaqet se përse pëllëmbët e duarve qëndrojë të skuqura mund të jenë të ndryshme dhe jo gjithmonë shqetësuese. Por ndonjëherë mund të jenë edhe një shenjë e një problemi më të thellë.

Është një gjendje e trashëguar
Ashtu si ngjyra e flokëve apo e syve, një nuancë e kuqërremtë në pëllëmbët tuaja mund të jetë thjesht një tipar i zakonshëm i trashëguar brez pas brezi. Ju mund të vëreni se pëllëmbët tuaja bëhen më të kuqe kur ato janë të ngrohta ose kur i mbani duart në të njëjtin pozicion për një kohë të gjatë.

Çfarë mund të bëni: Ky nuk është një problem dhe nuk ka trajtim specifik për të, por nëse duart duken më të kuqe se zakonisht dhe jeni të shqetësuar, ju mund t’i drejtoheni mjekut ose dermatologut tuaj.

Duart tuaja janë të irrituara
Faktorët e jashtëm (si prsh: larja e shpeshtë e duarve, përdorimi i hidratuesve me aromë të fortë ose kontakti i zgjatur me kimikate irrituese) mund të jenë shkaku. Këta faktorë mund të dëmtojnë barrierën mbrojtëse të lëkurës, duke çuar në acarim, skuqje, çarje etj.

Çfarë mund të bëni: Mundohuni të shmangni produktet ose substancat që i irritojnë duart tuaja. Vishni doreza mbrojtëse kur përdorni kimikate ose produkte pastrimi të forta.

Mund të keni ekzemë
Kur keni ekzemë, mund të përjetoni thatësi dhe acarim në të gjithë trupin. Kjo do të thotë që edhe duart tuaja mund të preken dhe të skuqen. Ju gjithashtu mund të vëreni flluska në pëllëmbë dhe në anët e gishtërinjve tuaj.

Çfarë mund të bëni: Reduktoni ekspozimin ndaj shkaktarëve irritues si produktet e pastrimit, nxehtësia ose i ftohti, ajri i thatë etj. Provoni të hidratoni rregullisht duart me një krem ose pomadë të rekomanduar nga mjeku, për të ndihmuar në ruajtjen e barrierës mbrojtëse të lëkurës. Gjithashtu mund të provoni disa trajtime natyrale për ekzemën, si vaji i kokosit.

Shtatzënia
Shtatzënia mund të shkaktojë lloj-lloj simptomash, mes tyre edhe skuqjen e pëllëmbëve tuaja. Fajtori është rritja e nivelit të estrogjenit, gjë që mund të rrisë rrjedhjen e gjakut në pëllëmbë. Për këtë arsye, ju mund të keni edhe ndjesinë e shpimit të duarve. Nëse pëllëmbët iu kruhen, kjo mund të jetë edhe një shenjë e kolestazës, gjendje e rrezikshme e mëlçisë që mund të shfaqet gjatë shtatzënisë dhe zakonisht shkakton kruajtje intensive në duar dhe këmbë.

Çfarë mund të bëni: Gjendja nuk është e dëmshme, por ndjesia e shpimit mund të bëhet e bezdisshme. Përdorimi i një kremi duarsh pa aromë ose hidratues mund të ndihmojë. Problemi duhet të lehtësohet pasi të keni lindur.

Mund të keni Psoriasis Palmoplantar
Kjo është një formë e psoriazës që prek pëllëmbët e duarve dhe shputat e këmbëve, dhe mund të shkaktojë dhimbje ose kruarje. Ju gjithashtu mund të vëreni se thonjtë tuaj kanë njolla të kuqe ose të verdha.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.