“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: A mund të zëvendësojmë suplementet proteinike me vezë
Mjeku: Dietologia australiane Sharon Natoli, zbuloi se vezët janë sekreti për të pasur një trup fantastik. Ajo shpjegoi se nuk është nevoja për të përdorur pluhura proteinike të kushtueshme, duhet të shtoni vetëm vezë në dietën tuaj dhe do arrini rezultatet që keni dëshiruar gjithmonë.
Natoli ndau me lexuesit e “Daily mail” recetën e saj të preferuar me përbërje veze, gjithashtu listoi dhe përfitimet shëndetësore të vezëve – duke përfshirë humbjen e peshës. Studimet tregojnë se një mëngjes i pasur me proteina mund të heqë urinë dhe të çojë në konsum më të ulët të ushqimeve me yndyrë të lartë. Vezët gjithashtu përmbajnë shumë vitamina B, përfshirë vitaminat B12, B5, biotinë, tiaminë dhe riboflavin së bashku me selen. Këto ju ndihmojnë për të ruajtur lëkurën, flokët dhe thonjtë e shëndetshëm duke ushqyer qelizat, duke nxitur elasticitetin e lëkurës dhe duke luftuar dëmet e shkaktuara nga radikalët e lirë. Përfitime të tjera përfshijnë një sistem imunitar më të fortë, memorie të mirë dhe muskuj të fuqishëm.
Vezë dhe perime
Çfarë ju duhet:
1 filxhan kafe me tërshërë
2 gota uji ose lëng perimesh
2 vezë të ziera
1 avokado
Kripë + piper
Përgatitja:
Shtoni tërshërë në një tigan dhe pasi të fitojë nxehtësi mjaftueshëm shtoni ujin. Gatuajini bashkë, për disa minuta dhe ndajini në dy pjata. Shtoni disa feta avokado dhe një vezë të zier sipër. Shtoni kripë piper dhe servrireni.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.