MENU
klinika

Detajet

Zbardhen 11 vendimet për studentët/ Nga punësimi te tarifa

26.12.2018 - 19:32

Në 11 VKM e vendosura sot, qeveria parashikon punësimin në administratë të studentëve ekselentë, deri në përgjysmim të tarifave dhe përfitim të bursave të plota për kategoritë e mëposhtme:

Studentët që ndjekin studimet në institucionet publike të arsimit të lartë, në një program të ciklit të dytë të studimeve, sipas kategorive të mëposhtme, paguajnë 50% të tarifës vjetore të studimeve të miratuar nga institucionet publike të arsimit të lartë:

Studentët me aftësi të kufizuara, të vërtetuar me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë, si dhe studentët fëmijë të personave/familjes me aftësi të kufizuara, të vërtetuar me vendim të KMCA-së për punë, familjet e të cilëve trajtohen/përfitojnë nga ligji nr.9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar, ndihmë ekonomike të plotë apo të pjesshme nga njësitë e vetëqeverisjes vendore

Studentët, familjet e të cilëve trajtohen/përfitojnë ndihmë ekonomike të plotë apo të pjesshme nga njësitë bazë të vetëqeverisjes vendore, si dhe studentëve deri në moshën 25 vjeç, që kanë vetëm njërin nga prindërit, pasi prindi tjetër është ndarë nga jeta, me të ardhura vjetore të familjes të pamjaftueshme për përballimin e kostos së studimeve;
Studentët, që kanë përfituar statusin e jetimit, deri në moshën 25 vjeç;
Studentët deri në moshën 25 vjeç, që kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë
Studentët deri në moshën 25 vjeç, që janë identifikuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë përfituar statusin ligjor për trajtim si viktima të trafikut të qenieve njerëzore;
Vendimet e marra
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

rama-konica.al

* * *

V E N D I M
PËR

PUNËSIMIN E STUDENTËVE TË EKSELENCËS NË INSTITUCIONET E ADMINISTRATËS SHTETËRORE, PJESË TË SHËRBIMIT CIVIL, PËR VITIN 2019

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Për vitin 2019, pozicionet vakante të kategorisë ekzekutive (specialist dhe të barasvlefshëm), në institucionet e administratës shtetërore, pjesë të shërbimit civil, të plotësohen me prioritet nga studentët e ekselencës të diplomuar duke filluar nga viti 2017 e në vijim, nëpërmjet punësimit të tyre me kontratë të përkohshme 1 (një)-vjeçare. Përjashtohen nga ky rregull pozicionet e kësaj kategorie për të cilat legjislacioni specifik përcakton kritere të posaçme në lidhje me vjetërsinë dhe zotërimin e certifikimeve të ndryshme.
Në kuptim të këtij vendimi, me termin “studentë të ekselencës” nënkuptojmë studentët të cilët kanë përfunduar studime universitare në secilin prej cikleve të arsimit të lartë me mesatare 9.00 – 10.00 ose ekuivalent, në:
iii. institucionet e arsimit të lartë jashtë Shqipërisë;
iv. institucionet e akredituara të arsimit të lartë publik apo institucionet/programet e akredituara të arsimit të lartë jopublik në Republikën e Shqipërisë.

Procesi i përzgjedhjes dhe emërimit menaxhohet nga Departamenti i Administratës Publike, në bashkëpunim me institucionet e administratës shtetërore, pjesë të shërbimit civil.
18. Departamenti i Administratës Publike shpall publikisht në faqen e tij zyrtare thirrjen për shprehjen e interesit të studentëve të ekselencës që duan të punësohen përkohësisht në institucionet e administratës shtetërore, pjesë të shërbimit civil, përkatësisht brenda muajit janar 2019 dhe muajit gusht 2019.
Shpallja publike për shprehjen e interesit sipas pikës 4, të këtij vendimi përmban këto të dhëna:
e) Pozicionet vakante, të grupuara bazuar në kriterin e nivelit dhe llojit të diplomës (fusha e studimit) që kërkon pozicioni i punës;
f) Dokumentet që duhet të dorëzohen dhe mënyrën e dorëzimit të tyre;
g) Afatin e dorëzimit të përcaktuar me datë të saktë kalendarike;
ç) Mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve;
h) Datat e daljes së rezultateve;
dh) Mënyrën e njoftimit dhe të komunikimit me kandidatët.

rama-konica.al

Dokumentacioni duhet të dorëzohet elektronikisht në portalin e rekrutimit, jo më vonë se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarike nga dita e parë e shpalljes në faqen zyrtare të DAP-it.
DAP-i, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune nga përfundimi i afatit të dorëzimit të dokumentacionit, bazuar në mesataren e studentëve të cilët kanë shprehur interesin sipas pikave 5 e 6, të këtij vendimi, krijon listat përkatëse duke i renditur ata për secilin nga grupet e përcaktuara në pikën 9, të këtij vendimi, dhe për secilin nga grupet e pozicioneve të krijuara mbi bazën e kriterit të nivelit dhe llojit të diplomës që kërkon pozicioni i punës. Studentët, të cilët kanë diplomë të niveleve më të larta se ai që kërkon pozicioni i punës, renditen në të gjitha grupet e pozicioneve të fushës përkatëse të studimit, pavarësisht nivelit të diplomës të kërkuar për grupin përkatës.
DAP-i, brenda 24 (njëzet e katër) orëve pas krijimit të listave sipas pikës 7, të këtij vendimi, i publikon ato në faqen e tij zyrtare.
Brenda 5 (pesë) ditëve pune nga data e krijimit të listave sipas pikës 7, të këtij vendimi, DAP-i thërret studentët të cilët, duke filluar nga ai me mesatare më të lartë brenda grupit përkatës, përzgjedhin pozicionin ku duan të emërohen në mënyrë të përkohshme. E drejta e përzgjedhjes është sipas precedencës, si më poshtë vijon:
d) Studentët e diplomuar në institucionet e arsimit të lartë në një nga vendet anëtare të OECD-së ose BE-së;
e) Studentët e diplomuar në institucionet e akredituara të arsimit të lartë publik në Shqipëri;
f) Studentët e diplomuar në institucionet/programet e akredituara të arsimit të lartë jopublik në Shqipëri dhe studentët e diplomuar në vende të tjera jashtë Shqipërisë, të ndryshme nga vendet e OECD-së ose BE-së.
Diplomat e përfituara jashtë vendit duhe të jenë të njohura nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, sipas legjislacionit në fuqi.

rama te FAU-konica.al

Në rastet e studentëve me mesatare të njëjtë, e drejta e përzgjedhjes përcaktohet me short në prezencë të tyre.
DAP-i, brenda 5 (pesë) ditëve pune nga përfundimi i procesit sipas pikës 9, të këtij vendimi:
c) publikon në faqen e tij zyrtare listat e studentëve që kanë përzgjedhur pozicionet e punës;
d) dërgon pranë institucioneve të administratës shtetërore pjesë të shërbimit civil, listat e studentëve të cilët kanë përzgjedhur pozicionet e punës për secilin institucion.
Institucionet e administratës shtetërore pjesë të shërbimit civil lidhin kontratat e përkohshme të punës me studentët, sipas listës së dërguar nga DAP-i, e cila respekton përputhshmërinë e nivelit dhe të fushës së studimit me kriterin e nivelit dhe llojit të diplomës për pozicionin respektiv të punës.
Në përfundim të kontratës 1-vjeçare të lidhur sipas këtij vendimi, ata që dëshirojnë të bëhen pjesë e shërbimit civil, do t’i nënshtrohen procedurave të konkurrimit sipas legjislacionit të shërbimit civil.
Nëse në përfundim të procedurës së përcaktuar në pikën 12, të këtij vendimi, ka ende pozicione të lira të kategorisë ekzekutive të paplotësuara, DAP-i vijon procedurat e plotësimit të këtyre pozicioneve për vitin 2019, sipas legjislacionit të shërbimit civil.
Ngarkohet Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë që:
c) të vërë në dispozicion të Departamentit të Administratës Publike listën e institucioneve/programeve të akredituara të arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, dhe në vazhdimësi sa herë ka ndryshime;
d) të bëjë ekuivalencën e mesatares së studentëve që kanë përfunduar studimet jashtë Shqipërisë, në rast se përdoret sistem i ndryshëm vlerësimi, rast pas rasti, sipas kërkesës së DAP-it.
Ngarkohet Departamenti i Administratës Publike për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2019.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

* * *

V E N D I M

PËR

NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË VENDIMIN NR.288, DATË 21.5.2018, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E KUFIRIT MAKSIMAL TË TARIFËS VJETORE TË SHKOLLIMIT PËR STUDENTËT QË NDJEKIN STUDIMET NË INSTITUCIONET PUBLIKE TË ARSIMIT TË LARTË, NË NJË PROGRAM TË CIKLIT TË PARË TË STUDIMEVE, NË NJË PROGRAM TË INTEGRUAR TË STUDIMEVE OSE NË NJË PROGRAM TË STUDIMEVE PROFESIONALE ME KOHË TË PLOTË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 7, të ligjit nr.80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.288, datë 21.5.2018, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen ndryshimi dhe shtesa, si më poshtë vijon:
a) Pika 1 ndryshohet, me këtë përmbajtje:
“1. Kufiri maksimal i tarifës vjetore të shkollimit për studentët që ndjekin studimet në institucionet publike të arsimit të lartë, në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale me kohë të plotë, për vitin akademik 2018-2019 dhe në vijim, paguhet nga studentët në masën 50% të vlerave të pasqyruara në tabelën nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Institucionet publike të arsimit të lartë rimbursohen me fonde grant nga buxheti i shtetit për vlerën e tarifës vjetore të reduktuar, sa më sipër.”.

b) Pas pikës 1 shtohet pika 1/1, me këtë përmbajtje:
“1/1. Studentët, të cilët rezultojnë me notë mesatare nën 6 (gjashtë) në përfundim të vitit të parë akademik, nga viti akademik 2019-2020 e në vijim paguajnë tarifën e plotë të studimit, të pasqyruar në tabelën nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.”.

Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe institucionet publike të arsimit të lartë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

* * *

V E N D I M

PËR

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.903, DATË 21.12.2016, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE PËR PËRFITIMIN E BURSAVE NGA FONDI I MBËSHTETJES STUDENTORE PËR STUDENTËT E SHKËLQYER, STUDENTËT QË STUDIOJNË NË PROGRAME STUDIMI NË FUSHAT PRIORITARE DHE STUDENTËT NË NEVOJË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 112, të ligjit nr.80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, të neneve 1 e 5, të ligjit nr.10289, datë 17.6.2010, “Për mënyrën e trajtimit ekonomik e financiar dhe për dhënie ndihme të menjëhershme familjeve të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që humbin jetën në krye apo për shkak të detyrës”, të nenit 2, të ligjit nr.7889, datë 14.12.1994, “Për statusin e invalidit”, të ndryshuar, të nenit 6, të ligjit nr.8153, datë 31.10.1996, “Për statusin e jetimit”, të ndryshuar, të nenit 8, të ligjit nr.8098, datë 28.3.1996, “Për statusin e të verbrit”, të ndryshuar, të nenit 8, të ligjit nr.8626, datë 22.6.2000, “Për statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”, të ndryshuar, të nenit 12, të ligjit nr.7748, datë 29.7.1993, “Për statusin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist”, të ndryshuar, dhe të nenit 32, të ligjit nr.9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

rama studentet-konica.al

V E N D O S I:

Në vendimin nr.903, datë 21.12.2016, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
a) Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Përfitojnë bursë, në masën e përcaktuar në aneksin 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, studentët e pranuar në vitin e parë akademik, për çdo program studimi në institucionet publike të arsimit të lartë, me notë mesatare vjetore mbi 9 (nëntë) nga sistemi i arsimit të mesëm të lartë, të përllogaritur si mesatare e notave të të gjitha viteve të arsimit të mesëm të lartë, përfshirë edhe rezultatet e provimeve të Maturës Shtetërore. Lista e studentëve që plotësojnë kriterin e notës mesatare hartohet nga Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe dërgohet në institucionet publike të arsimit të lartë dhe në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Gjithashtu, përfitojnë bursë në masën e përcaktuar në aneksin 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, studentët e regjistruar në çdo program studimi, në vitet pas të parit, me kriterin e notës mesatare mbi 9 (nëntë), të përllogaritur nga institucionet e arsimit të lartë, vetëm për periudhën që ndjekin studimet në këto programe studimi dhe për kohëzgjatjen normale të programit të studimit.”.
b) Aneksi 1, që i bashkëlidhur vendimit në fuqi, zëvendësohet me aneksin 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe institucionet publike të arsimit të lartë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
* * *

V E N D I M
PËR

PËRCAKTIMIN E KATEGORIVE TË INDIVIDËVE QË PLOTËSOJNË KRITERET PËR ULJE TË TARIFËS VJETORE TË STUDIMIT NË PROGRAMET E CIKLIT TË DYTË TË STUDIMEVE, NË INSTITUCIONET PUBLIKE TË ARSIMIT TË LARTË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 4, të ligjit nr.80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, të nenit 8, të ligjit nr.8098, datë 28.3.1996, “Për statusin e të verbrit”, të ndryshuar, të neneve 1 e 5, të ligjit nr.8153, datë 31.10.1996, “Për statusin e jetimit”, të ndryshuar, të neneve 2 e 8, të ligjit nr.8626, datë 22.6.2000, “Për statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”, të ndryshuar, të neneve 1 e 15, të ligjit nr.7889, datë 14.12.1994, “Për statusin e invalidit”, të ndryshuar, të nenit 5, të ligjit nr.10289, datë 17.6.2010, “Për mënyrën e trajtimit ekonomik e financiar dhe për dhënie ndihme të menjëhershme familjeve të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që humbin jetën në krye apo për shkak të detyrës”, të ligjit nr.7748, datë 29.7.1993, “Për statusin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist”, të ndryshuar, dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar, të ligjit nr.9642, datë 20.11.2006, “Për ratifikimin e konventës së Këshillit të Evropës, “Për masat kundër trafikimit të qenieve njerëzore””, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

studentet poshte dritares se rames-konica.al

Studentët që ndjekin studimet në institucionet publike të arsimit të lartë, në një program të ciklit të dytë të studimeve, sipas kategorive të mëposhtme, paguajnë 50% të tarifës vjetore të studimeve të miratuar nga institucionet publike të arsimit të lartë:
a) Studentët me aftësi të kufizuara, të vërtetuar me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë, si dhe studentët fëmijë të personave/familjes me aftësi të kufizuara, të vërtetuar me vendim të KMCA-së për punë, familjet e të cilëve trajtohen/përfitojnë nga ligji nr.9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar, ndihmë ekonomike të plotë apo të pjesshme nga njësitë e vetëqeverisjes vendore;
b) Studentët, familjet e të cilëve trajtohen/përfitojnë ndihmë ekonomike të plotë apo të pjesshme nga njësitë bazë të vetëqeverisjes vendore, si dhe studentëve deri në moshën 25 vjeç, që kanë vetëm njërin nga prindërit, pasi prindi tjetër është ndarë nga jeta, me të ardhura vjetore të familjes të pamjaftueshme për përballimin e kostos së studimeve;
c) Studentët, që kanë përfituar statusin e jetimit, deri në moshën 25 vjeç;
ç) Studentët deri në moshën 25 vjeç, që kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë;
d) Studentët deri në moshën 25 vjeç, që janë identifikuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë përfituar statusin ligjor për trajtim si viktima të trafikut të qenieve njerëzore;
dh) Studentët fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë së Burgjeve, që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës, të konfirmuar nga ministria/institucioni përgjegjës;
e) Studentët romë dhe ballkano-egjiptianë, të konfirmuar si të tillë nga ministria përgjegjëse për mbrojtjen sociale;
ë) Studentët fëmijë të ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist ose fëmijë me prindër të dënuar politikë me heqje lirie;
f) Studentët që fillojnë vitin e parë të ciklit të dytë të studimeve në institucionet publike të arsimit të lartë dhe që kanë përfunduar ciklin e parë të studimeve në institucionet publike të arsimit të lartë me notën mesatare vjetore 9 (nëntë) deri në 10 (dhjetë);
g) Studentët që rezultojnë me notën mesatare vjetore 9 (nëntë) deri në 10 (dhjetë), të regjistruar në vitin e parë pas të parit dhe që kanë shlyer të gjitha detyrimet akademike të parashikuara për vitin akademik paraardhës.
Studentët sipas kategorive të individëve që plotësojnë kriteret e pikës 1, të këtij vendimi, paguajnë tarifën vjetore të studimeve në masën 50%, pas paraqitjes së dokumentacionit vërtetues për statusin e tyre ligjor, me vendim të Bordit të Administrimit të institucionit publik të arsimit të lartë.
Bordi i Administrimit të institucionit shqyrton dhe miraton për çdo vit akademik, jo më vonë se muaji dhjetor, listën e studentëve të kategorive të individëve që plotësojnë kriteret e pikës 1, të këtij vendimi.
Vendimi i Bordit të Administrimit të institucionit publik të arsimit të lartë i njoftohet Agjencisë Kombëtare së Financimit të Arsimit të Lartë (AKFAL) dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga data e marrjes së vendimit.
Institucionet publike të arsimit të lartë rimbursohen me fonde grant nga buxheti i shtetit për vlerën e tarifës vjetore të reduktuar sa më sipër.
Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, si dhe institucionet publike të arsimit të lartë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

* * *

V E N D I M

PËR

KONTROLLIN ANTIPLAGJIATURË TË DISERTACIONEVE PËR FITIMIN E GRADAVE SHKENCORE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “e”, të nenit 7, të ligjit nr.80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Krijimin e arkivit digjital të disertacioneve të përdorura për fitimin e gradave shkencore në institucionet e arsimit të lartë publik dhe jopublik, në Republikën e Shqipërisë, pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin apo institucioneve të ngarkuara prej saj.
Arkivi digjital të jetë pjesë e regjistrit të gradave shkencore, në kuptim të ligjit për arsimin e lartë.
Institucionet e arsimit të lartë si dhe çdo institucion tjetër shtetëror që disponon kopje origjinale të disertacioneve kanë detyrimin që, brenda 60 (gjashtëdhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, të depozitojnë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin kopje të njësuar me origjinalin të disertacionit, si dhe materialin në formë elektronike.
Ministria përgjegjëse për arsimin kryen kontrollin digjital antiplagjiaturë të disertacioneve të përdorura për marrjen e gradës shkencore, në institucionet e arsimit të lartë, publik dhe jopublik.
Për kryerjen e kontrollit digjital antiplagjiaturë, ministria siguron software për kontroll automatik si dhe programe apo pajisje të tjera që i shërbejnë kontrollit për plagjiaturë të disertacioneve të paraqitura për fitimin e gradës shkencore.
6. Ministria përgjegjëse për arsimin i përcjell institucioneve të arsimit të lartë rezultatet e gjetjeve nga kontrolli antiplagjiaturë, mbi bazën e të cilave do të bëhet rivlerësimi përfundimtar mbi gradën shkencore të dyshuar si plagjiaturë.
Institucioni i arsimit të lartë, brenda 90 (nëntëdhjetë) ditëve nga vënia në dispozicion e gjetjeve të kontrollit antiplagjiaturë, i njofton ministrisë përgjegjëse për arsimin vendimin e rivlerësimit përfundimtar për çdo gradë shkencore të shqyrtuar.
Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, institucionet e arsimit të lartë, publik dhe jopublik, dhe institucionet e tjera shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

studentet-konica.al

K R Y E M I N I S T R i
EDI RAMA
* * *
V E N D I M
PËR

VLERËSIMIN E PERFORMANCËS NË MËSIMDHËNIE TË PERSONELIT AKADEMIK NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË, EDHE NËPËRMJET SONDAZHIT KOMBËTAR TË STUDENTËVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 104, të ligjit nr.80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë vlerëson procesin dhe performancën në mësimdhënie të personelit akademik në institucionet e arsimit të lartë, me qëllim sigurimin, promovimin dhe përmirësimin e cilësisë së procesit të mësimdhënies në këto institucione.
Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë të ndjekë të gjithë procedurën e njoftimit të IAL-ve, ngritjes së grupeve të punës që do të realizojnë procesin e vlerësimit të performancës në mësimdhënie të personelit akademik, deri në hartimin e raporteve përfundimtare.
Procesi i vlerësimit të mësimdhënies monitorohet në mënyrë të vazhdueshme edhe përmes sondazhit kombëtar të studentëve, në të gjitha institucionet e arsimit të lartë. Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë harton metodologjinë dhe instrumentet e sondazhit kombëtar të studentëve për cilësinë e mësimdhënies.
Në procesin dhe grupet e vlerësimit, të ngritur nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, marrin pjesë dhe përfaqësuesit e studentëve të propozuar nga institucionet e arsimit të lartë.
Raporti përfundimtar, i përgatitur nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit të Lartë, i paraqitet Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe institucionit të arsimit të lartë që i është nënshtruar procesit të vlerësimit të performancës në mësimdhënie.
Strukturat përgjegjëse në institucionet e arsimit të lartë shqyrtojnë dhe marrin në konsideratë rezultatet e raportit për vlerësimin e punës mësimdhënëse të çdo anëtari të personelit akademik.
Vlerësimi përfundimtar, për çdo anëtar të personelit akademik, bëhet pjesë e dosjes së tij personale, së bashku me vlerësimet e tjera gjithëvjetore.
Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë dhe institucionet të arsimit të lartë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
* * *

V E N D I M
PËR

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.269, DATË 29.3.2017, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E KATEGORIVE TË INDIVIDËVE QË PLOTËSOJNË KRITERET E PRANIMIT NË NJË PROGRAM TË CIKLIT TË PARË TË STUDIMEVE, NË NJË PROGRAM TË INTEGRUAR TË STUDIMEVE OSE NË NJË PROGRAM TË STUDIMEVE PROFESIONALE, QË PËRJASHTOHEN NGA TARIFA VJETORE E SHKOLLIMIT” , TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 4, të ligjit nr.80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, të nenit 8, të ligjit nr.8098, datë 28.3.1996, “Për statusin e të verbrit”, të ndryshuar, të neneve 1 e 5, të ligjit nr.8153, datë 31.10.1996, “Për statusin e jetimit”, të ndryshuar, të neneve 2 e 8, të ligjit nr.8626, datë 22.6.2000, “Për statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”, të ndryshuar, të neneve 1 e 15, të ligjit nr.7889, datë 14.12.1994, “Për statusin e invalidit”, të ndryshuar, të nenit 5, të ligjit nr.10289, datë 17.6.2010, “Për mënyrën e trajtimit ekonomik e financiar dhe për dhënie ndihme të menjëhershme familjeve të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që humbin jetën në krye apo për shkak të detyrës”, të ligjit nr.7748, datë 29.7.1993, “Për statusin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist”, të ndryshuar, dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9642, datë 20.11.2006, “Për ratifikimin e konventës së Këshillit të Evropës “Për masat kundër trafikimit të qenieve njerëzore””, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Shkronjat “f” dhe “g”, të pikës 1, të vendimit nr.269, datë 29.3.2017, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohen, si më poshtë vijon:
“f) Studentët që rezultojnë me notën mesatare vjetore 9 (nëntë) deri në 10 (dhjetë). Këta studentë duhet të kenë shlyer të gjitha detyrimet akademike të parashikuara për vitet e mëparshme të programit të studimit përkatës, brenda përfundimit të vitit akademik paraardhës;
g) Studentët e pranuar në vitin e parë akademik në institucionet publike të arsimit të lartë, me notë mesatare vjetore 9 (nëntë) deri në 10 (dhjetë) nga sistemi i arsimit të mesëm të lartë, të përllogaritur si mesatare e notave të të gjitha viteve të arsimit të mesëm të lartë, përfshirë edhe rezultatet e provimeve të Maturës Shtetërore. Lista e studentëve që plotësojnë kriterin e notës mesatare hartohet nga Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe dërgohet në institucionet publike të arsimit të lartë dhe në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.”.
Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe institucionet publike të arsimit të lartë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

* * *

V E N D I M
PËR

GARANTIMIN E TRANSPARENCËS NË INSTITUCIONET PUBLIKE TË ARSIMIT TË LARTË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 7, të ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e informimit”, dhe të neneve 7, shkronjat “b” e “e”, dhe 116, pika 2, të ligjit nr.80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Me qëllim garantimin e transparencës në institucionet publike të arsimit të lartë, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë bën publike të dhëna/ informacione në kuadër të programit të transparencës dhe të trajtimit të ankesave ndaj institucioneve të arsimit të lartë, përmbajtja e të cilave do të publikohet nga Qendra Ndërinstitucionale e Rrjetit Akademik Shqiptar në portalin e transparencës dhe të trajtimit të ankesave.
Portali të jetë i aksesueshëm nga të gjithë dhe në të të publikohen on-line:
a) të dhëna të detajuara mbi të ardhurat dhe shpenzimet financiare të çdo institucioni të arsimit të lartë, sipas formatit të miratuar me urdhër të përbashkët të ministrit përgjegjës për arsimin dhe ministrit përgjegjës për financat.
Duke filluar nga viti buxhetor 2019, bordi i administrimit të institucionit të arsimit të lartë, nëpërmjet administratorit, të përcjellë çdo tre muaj, për publikim, pranë Qendrës Ndërinstitucionale të Rrjetit Akademik Shqiptar, të dhënat e detajuara mbi të ardhurat dhe shpenzimet financiare, sipas përcaktimit të kësaj shkronje;
b) të dhëna për buxhetin afatmesëm (PBA), buxhetin vjetor, grantin nga buxheti i shtetit dhe të ardhurat e tjera, të gjitha shpenzimet operative, shpenzimet për kërkim shkencor dhe shpenzimet kapitale të çdo institucioni publik të arsimit të lartë;
c) informacion për procedurat e prokurimit publik (parashikim/realizim) apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat;
ç) vendimet e bordit, të senatit dhe organeve të tjera drejtuese/ vendimmarrëse;
d) kuotat e parashikuara për çdo vit akademik;
dh) instrumentet dhe programet e shkëmbimit studentor dhe procedurat përkatëse;
e) instrumentet e financimit të studimeve dhe procedurat përkatëse (bursat publike dhe ato specifike për çdo IAL);
ë) marrëveshjet dy-apo shumëpalëshe në nivel IAL-je apo institucione të tjera;
f) të dhënat për bursat dhe stimujt financiarë të ofruar nga shteti për studentët;
g) CV-të e pedagogëve;
gj) rezultatet e kontrollit dhe të verifikimit të titujve shkencorë;
h) mekanizmat dhe procedurat për bërjen e kërkesave dhe paraqitjen e ankesave në lidhje me veprimet ose mosveprimet e drejtuesve/ organeve drejtuese të institucioneve të arsimit të lartë, procedurën, nëpërmjet së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të institucionit të arsimit të lartë.
Për trajtimin e ankesave në platformën e transparencës on-line, kontrollin e transparencës dhe pajtueshmërinë e veprimtarisë së institucioneve të arsimit të lartë me aktet ligjore e nënligjore në fuqi, në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë krijohet struktura përgjegjëse për kontrollin e transparencës së arsimit të lartë.
Misioni i kësaj strukture është të kryejë verifikimin e zbatimit të ligjshmërisë së veprimtarisë së institucioneve të arsimit të lartë, të ankimeve dhe/ose kallëzimeve për veprimtari abuzive, korruptive apo arbitrare, të identifikojë punonjësit e IAL-ve, të cilët, me veprime apo mosveprime pretendohet se kanë kryer shkelje të akteve ligjore/nënligjore në fuqi, rritjen e efiçencës e të përgjegjësisë në zbatimin e ligjeve dhe akteve nënligjore.
Rregullat e detajuara për organizimin dhe funksionimin e strukturës përgjegjëse për kontrollin e transparencës në arsimin e lartë miratohen me urdhër të ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Qendra Ndërinstitucionale e Rrjetit Akademik Shqiptar dhe institucionet publike të arsimit të lartë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

* * *

V E N D I M

PËR

NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË VENDIMIN NR.288, DATË 21.5.2018, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E KUFIRIT MAKSIMAL TË TARIFËS VJETORE TË SHKOLLIMIT PËR STUDENTËT QË NDJEKIN STUDIMET NË INSTITUCIONET PUBLIKE TË ARSIMIT TË LARTË, NË NJË PROGRAM TË CIKLIT TË PARË TË STUDIMEVE, NË NJË PROGRAM TË INTEGRUAR TË STUDIMEVE OSE NË NJË PROGRAM TË STUDIMEVE PROFESIONALE ME KOHË TË PLOTË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 7, të ligjit nr.80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.288, datë 21.5.2018, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen ndryshimi dhe shtesa, si më poshtë vijon:
a) Pika 1 ndryshohet, me këtë përmbajtje:
“1. Kufiri maksimal i tarifës vjetore të shkollimit për studentët që ndjekin studimet në institucionet publike të arsimit të lartë, në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale me kohë të plotë, për vitin akademik 2018-2019 dhe në vijim, paguhet nga studentët në masën 50% të vlerave të pasqyruara në tabelën nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Institucionet publike të arsimit të lartë rimbursohen me fonde grant nga buxheti i shtetit për vlerën e tarifës vjetore të reduktuar, sa më sipër.”.

b) Pas pikës 1 shtohet pika 1/1, me këtë përmbajtje:
“1/1. Studentët, të cilët rezultojnë me notë mesatare nën 6 (gjashtë) në përfundim të vitit të parë akademik, nga viti akademik 2019-2020 e në vijim paguajnë tarifën e plotë të studimit, të pasqyruar në tabelën nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.”.

Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe institucionet publike të arsimit të lartë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

* * *

V E N D I M
PËR

PUNËSIMIN E STUDENTËVE TË EKSELENCËS NË INSTITUCIONET E ADMINISTRATËS SHTETËRORE, PJESË TË SHËRBIMIT CIVIL, PËR VITIN 2019

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Për vitin 2019, pozicionet vakante të kategorisë ekzekutive (specialist dhe të barasvlefshëm), në institucionet e administratës shtetërore, pjesë të shërbimit civil, të plotësohen me prioritet nga studentët e ekselencës të diplomuar duke filluar nga viti 2017 e në vijim, nëpërmjet punësimit të tyre me kontratë të përkohshme 1 (një)-vjeçare. Përjashtohen nga ky rregull pozicionet e kësaj kategorie për të cilat legjislacioni specifik përcakton kritere të posaçme në lidhje me vjetërsinë dhe zotërimin e certifikimeve të ndryshme.
Në kuptim të këtij vendimi, me termin “studentë të ekselencës” nënkuptojmë studentët të cilët kanë përfunduar studime universitare në secilin prej cikleve të arsimit të lartë me mesatare 9.00 – 10.00 ose ekuivalent, në:
iii. institucionet e arsimit të lartë jashtë Shqipërisë;
iv. institucionet e akredituara të arsimit të lartë publik apo institucionet/programet e akredituara të arsimit të lartë jopublik në Republikën e Shqipërisë.

Procesi i përzgjedhjes dhe emërimit menaxhohet nga Departamenti i Administratës Publike, në bashkëpunim me institucionet e administratës shtetërore, pjesë të shërbimit civil.
18. Departamenti i Administratës Publike shpall publikisht në faqen e tij zyrtare thirrjen për shprehjen e interesit të studentëve të ekselencës që duan të punësohen përkohësisht në institucionet e administratës shtetërore, pjesë të shërbimit civil, përkatësisht brenda muajit janar 2019 dhe muajit gusht 2019.
Shpallja publike për shprehjen e interesit sipas pikës 4, të këtij vendimi përmban këto të dhëna:
e) Pozicionet vakante, të grupuara bazuar në kriterin e nivelit dhe llojit të diplomës (fusha e studimit) që kërkon pozicioni i punës;
f) Dokumentet që duhet të dorëzohen dhe mënyrën e dorëzimit të tyre;
g) Afatin e dorëzimit të përcaktuar me datë të saktë kalendarike;
ç) Mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve;
h) Datat e daljes së rezultateve;
dh) Mënyrën e njoftimit dhe të komunikimit me kandidatët.
Dokumentacioni duhet të dorëzohet elektronikisht në portalin e rekrutimit, jo më vonë se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarike nga dita e parë e shpalljes në faqen zyrtare të DAP-it.
DAP-i, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune nga përfundimi i afatit të dorëzimit të dokumentacionit, bazuar në mesataren e studentëve të cilët kanë shprehur interesin sipas pikave 5 e 6, të këtij vendimi, krijon listat përkatëse duke i renditur ata për secilin nga grupet e përcaktuara në pikën 9, të këtij vendimi, dhe për secilin nga grupet e pozicioneve të krijuara mbi bazën e kriterit të nivelit dhe llojit të diplomës që kërkon pozicioni i punës. Studentët, të cilët kanë diplomë të niveleve më të larta se ai që kërkon pozicioni i punës, renditen në të gjitha grupet e pozicioneve të fushës përkatëse të studimit, pavarësisht nivelit të diplomës të kërkuar për grupin përkatës.
DAP-i, brenda 24 (njëzet e katër) orëve pas krijimit të listave sipas pikës 7, të këtij vendimi, i publikon ato në faqen e tij zyrtare.
Brenda 5 (pesë) ditëve pune nga data e krijimit të listave sipas pikës 7, të këtij vendimi, DAP-i thërret studentët të cilët, duke filluar nga ai me mesatare më të lartë brenda grupit përkatës, përzgjedhin pozicionin ku duan të emërohen në mënyrë të përkohshme. E drejta e përzgjedhjes është sipas precedencës, si më poshtë vijon:
d) Studentët e diplomuar në institucionet e arsimit të lartë në një nga vendet anëtare të OECD-së ose BE-së;
e) Studentët e diplomuar në institucionet e akredituara të arsimit të lartë publik në Shqipëri;
f) Studentët e diplomuar në institucionet/programet e akredituara të arsimit të lartë jopublik në Shqipëri dhe studentët e diplomuar në vende të tjera jashtë Shqipërisë, të ndryshme nga vendet e OECD-së ose BE-së.
Diplomat e përfituara jashtë vendit duhe të jenë të njohura nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, sipas legjislacionit në fuqi.

Në rastet e studentëve me mesatare të njëjtë, e drejta e përzgjedhjes përcaktohet me short në prezencë të tyre.
DAP-i, brenda 5 (pesë) ditëve pune nga përfundimi i procesit sipas pikës 9, të këtij vendimi:
c) publikon në faqen e tij zyrtare listat e studentëve që kanë përzgjedhur pozicionet e punës;
d) dërgon pranë institucioneve të administratës shtetërore pjesë të shërbimit civil, listat e studentëve të cilët kanë përzgjedhur pozicionet e punës për secilin institucion.
Institucionet e administratës shtetërore pjesë të shërbimit civil lidhin kontratat e përkohshme të punës me studentët, sipas listës së dërguar nga DAP-i, e cila respekton përputhshmërinë e nivelit dhe të fushës së studimit me kriterin e nivelit dhe llojit të diplomës për pozicionin respektiv të punës.
Në përfundim të kontratës 1-vjeçare të lidhur sipas këtij vendimi, ata që dëshirojnë të bëhen pjesë e shërbimit civil, do t’i nënshtrohen procedurave të konkurrimit sipas legjislacionit të shërbimit civil.
Nëse në përfundim të procedurës së përcaktuar në pikën 12, të këtij vendimi, ka ende pozicione të lira të kategorisë ekzekutive të paplotësuara, DAP-i vijon procedurat e plotësimit të këtyre pozicioneve për vitin 2019, sipas legjislacionit të shërbimit civil.
Ngarkohet Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë që:
c) të vërë në dispozicion të Departamentit të Administratës Publike listën e institucioneve/programeve të akredituara të arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, dhe në vazhdimësi sa herë ka ndryshime;
d) të bëjë ekuivalencën e mesatares së studentëve që kanë përfunduar studimet jashtë Shqipërisë, në rast se përdoret sistem i ndryshëm vlerësimi, rast pas rasti, sipas kërkesës së DAP-it.
Ngarkohet Departamenti i Administratës Publike për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2019.

Rama-studentet-oferta
Rama-studentet-oferta

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

* * *

V E N D I M
PËR

KUOTAT FINANCIARE TË USHQIMIT NË MENSA E KONVIKTE DHE PËRCAKTIMIN E KRITEREVE PËR PËRFITIMIN E BURSAVE E TË PAGESAVE PËR NXËNËSIT E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR NË INSTITUCIONET ARSIMORE PUBLIKE, PËR VITIN SHKOLLOR 2018-2019

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 6, 19 e 28, të ligjit nr.69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të pikës 2, të nenit 32, të ligjit nr.15/2017, “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”, të neneve 1 e 5, të ligjit nr.10289, datë 17.6.2010, “Për mënyrën e trajtimit ekonomik e financiar dhe për dhënie ndihme të menjëhershme familjeve të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që humbin jetën në krye apo për shkak të detyrës”, të nenit 2, të ligjit nr.7889, datë 14.12.1994, “Për statusin e invalidit të punës”, të ndryshuar, të nenit 6, të ligjit nr.8153, datë 31.10.1996, “Për statusin e jetimit”, të ndryshuar, të nenit 8, të ligjit nr.8098, datë 28.3.1996, “Për statusin e të verbrit”, të ndryshuar, të nenit 8, të ligjit nr.8626, datë 22.6.2000, “Statusi i invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”, të ndryshuar, të nenit 32, të ligjit nr.9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.109/2017, “Për buxhetin e vitit 2018”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Nxënësit, të cilët ndjekin studimet në institucionet arsimore, publike, të arsimit parauniversitar, mund të përfitojnë bursë dhe përfitime të tjera, të parashikuara në këtë vendim, nga buxheti vjetor i miratuar për Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.
Nxënësit, të cilët ndjekin arsimin parauniversitar me kohë të plotë, përfitojnë bursë brenda kuotave dhe kritereve, si më poshtë vijon:
2.1. Sipas kriterit ekonomik:

a) Nxënësit e arsimit parauniversitar, të cilët vazhdojnë studimet në largësinë mbi 5 km nga vendbanimi i përhershëm i tyre dhe që plotësojnë kriterin ekonomik, sipas pasqyrës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
b) Nxënësit e arsimit parauniversitar, të cilët banojnë në zonat rurale që nuk kanë shkollë 9-vjeçare brenda rrezes prej 5 km, të cilët akomodohen në konvikte publike dhe plotësojnë kriterin ekonomik, sipas pasqyrës nr.1.
2.2. Sipas rezultateve të arritura:

Nxënësit e arsimit profesional, të cilët kanë mbaruar vitin shkollor pararendës me të gjitha notat 10 (dhjeta).

2.3. Jashtë kriterit ekonomik:

a) Nxënësit, të cilët kanë përfituar statusin e jetimit;
b) Nxënësit, të cilët kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë;
c) Nxënësit, të cilët gëzojnë statusin ligjor të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik;
ç) Nxënësit, të cilët gëzojnë statusin ligjor që nuk shikojnë apo nuk dëgjojnë;
d) Nxënësit, fëmijë të personave që gëzojnë statusin e invalidit, të cilët përfitojnë pension invaliditeti dhe nuk kanë të ardhura të tjera;
dh) Nxënësit e komunitetit rom dhe egjiptian, të cilët regjistrohen dhe ndjekin arsimin e mesëm profesional;
e) Nxënësit, të cilët janë identifikuar dhe trajtuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë humbur kujdesin prindëror;
ë) Nxënësit, fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, Forcave të Armatosura, Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë së Burgjeve, të cilët kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës;
f) Nxënëset (vajza), të cilat ndjekin drejtimet mësimore mekanikë, elektroteknikë, përpunim druri, gjeodezi, shërbim mjete transporti, termo-hidraulikë;
g) Nxënësit/fëmijët me një prind.
Në fillim të çdo viti shkollor, por jo më vonë se data 31 dhjetor 2018, për këto kategori nxënësish, Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Mbrojtjes, Shërbimi Informativ i Shtetit dhe institucionet e përkujdesjes sociale rezidenciale publike duhet të dërgojnë në njësitë bazë të vetëqeverisjes vendore përkatëse, ku ata ndjekin studimet, listën e nxënësve përfitues, sipas pikës 2.3, të këtij vendimi.

2.4. Sipas degëve parësore të zhvillimit ekonomik të vendit dhe vendbanimit të përhershëm, nxënësit, të cilët ndjekin me kohë të plotë arsimin profesional:

a) në drejtimet mësimore: bujqësi, veterinari, pyje, ndërtim, peshkim, detari, gjeologji-miniera dhe shpim e shfrytëzim i vendburimeve të naftës dhe gazit;
b) me vendbanim të përhershëm në zonat verilindore dhe juglindore të vendit: Dibër, Bulqizë, Mat, Kukës, Has, Tropojë, Pukë, Mirditë, Malësi e Madhe, Librazhd, Gramsh, Kolonjë, Përmet, Skrapar dhe Tepelenë.

Nxënësit e të gjitha kategorive të mësipërme nuk përfitojnë bursë ose humbasin të drejtën e përfitimit të saj, kur:

a) janë ndarë nga trungu familjar;

b) familjet e tyre ushtrojnë veprimtari private;

c) shpallen ngelës apo përsëritës dhe humbasin vitin shkollor për arsye të rezultateve jokaluese.
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në konsultim me institucionet arsimore, hartojnë planin e shpërndarjes së bursave për nxënësit e arsimit parauniversitar dhe të arsimit profesional, të cilët ndjekin vitin e parë akademik 2018-2019, dhe ua dërgojnë njësive bazë të vetëqeverisjes vendore, jo më vonë se data 1 dhjetor 2018.

4.1. Drejtorët e shkollave profesionale, për nxënësit që regjistrohen dhe ndjekin studimet me kohë të plotë në vitin e parë shkollor 2018-2019, sipas pikës 2.4, u dërgojnë informacion njësive bazë të vetëqeverisjes vendore jo më vonë se data 20 nëntor 2018.

Njësitë bazë të vetëqeverisjes vendore, bazuar në planin e përcaktuar për to, me vendim të këshillit bashkiak, miratojnë dhënien e bursave sipas kritereve të përcaktuara në pikat 2.1, 2.2, 2.3 e 2.4, të këtij vendimi, duke u dhënë përparësi nxënësve nga shtresat, kategoritë sociale në nevojë, për trajtimin me bursë të plotë. Njësitë bazë të vetëqeverisjes vendore, në pamundësi trajtimi me bursë të plotë, brenda planit të miratuar, mund të trajtojnë/miratojnë për nxënësit dhe 1/2 (gjysmë) burse.
5.1. Nxënësit e shkollave profesionale, të cilët ndjekin vitin e dytë në drejtimet mësimore: bujqësi, veterinari, pyje, ndërtim, peshkim, detari, gjeologji-miniera dhe shpim e shfrytëzim i vendburimeve të naftës dhe gazit, dhe nxënëset (vajza), sipas shkronjës “f”, të pikës 2.3, të cilët kanë përfituar bursë në vitin e parë dhe në vitin shkollor 2017-2018 nuk rezultojnë mbetës, përfitojnë bursë deri në përfundim të viteve të shkollimit.

5.2. Bursat e nxënësve për vitin e parë shqyrtohen dhe miratohen nga këshilli bashkiak, sipas vendbanimit të përhershëm të prindit/nxënësit, përfitues të bursës/kuotës ushqimore.

5.3. Bursat e nxënësve për vitin e dytë e lart rishqyrtohen dhe miratohen çdo vit nga këshilli bashkiak, sipas vendndodhjes territoriale e administrative të shkollave profesionale apo konvikteve ku janë vendosur nxënësit, përfitues të bursës/kuotës ushqimore, sipas planit të bursave të miratuara në vitin paraardhës nga këshilli bashkiak i njësive të vetëqeverisjes vendore.

5.4. Njësitë bazë të vetëqeverisjes vendore, brenda numrit të përgjithshëm të bursave të miratuara për vitin akademik 2018-2019, mbështetur në numrin e nxënësve të regjistruar, vendosin për dhënien e bursave sipas vendndodhjes territoriale dhe administrative të shkollave profesionale e konvikteve, në të cilat janë vendosur nxënësit.

Njësitë bazë të vetëqeverisjes vendore, detyrimisht, duhet t’u dërgojnë zyrtarisht, jo më vonë se data 31 janar 2019, drejtorive të shkollave profesionale për arsimin profesional dhe drejtorive rajonale arsimore/zyrave arsimore vendimet për dhënien e bursave, të shoqëruara me dokumentacionin përkatës. Njësitë e vetëqeverisjes vendore duhet të raportojnë zyrtarisht, çdo tre muaj, pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për fondet buxhetore të shpenzuara dhe numrin e nxënësve që trajtohen me kuota financiare të ushqimit në konvikte dhe bursa.

rama per studentet
rama per studentet

Të gjithë nxënësit/prindërit dhe drejtoritë e shkollave profesionale paraqesin/dërgojnë zyrtarisht në njësitë e vetëqeverisjes vendore kërkesat për miratimin e bursës për nxënësit, të cilët përfitojnë bursë sipas kritereve të përcaktuara në pikat 2.1, 2.2, 2.3 e 2.4, të këtij vendimi. Nxënësit, të cilët kanë përfituar bursë vitin e parë me vendim të këshillit bashkiak ku ata kanë vendbanimin e përhershëm, të cilëve nuk u ndryshojnë kriteret ekonomike dhe nuk rezultojnë mbetës, e përfitojnë bursën deri në përfundim të viteve të shkollimit.

Nxënësit, të cilët gjatë periudhës së zhvillimit të praktikës mësimore kanë përfituar bursë nga njësia bazë e vetëqeverisjes vendore, e përfitojnë atë dhe gjatë periudhës së zhvillimit të praktikës profesionale. Bursa jepet në formën e kuotës ushqimore ose të kuotës financiare, drejtpërdrejt në llogarinë bankare të nxënësit/prindërit, të çelur pranë bankave të nivelit të dytë.

8.1. Për nxënësit, të cilët kanë përfituar bursë për vitin shkollor 2018-2019, drejtorët e shkollave profesionale si dhe të shkollave të tjera të arsimit parauniversitar dërgojnë zyrtarisht, në datën 5, të çdo muaji, pranë njësive bazë të vetëqeverisjes vendore, informacion të detajuar për frekuentimin e shkollës/praktikës profesionale nga nxënësit që përfitojnë bursë.

Nxënësit, të cilët kanë përfituar statusin ligjor të jetimit, nxënësit e Institutit të Fëmijëve që nuk Dëgjojnë dhe të Institutit të Fëmijëve që nuk Shikojnë, përfitojnë çdo vit, falas, veshmbathje, libra dhe fletore, sipas pasqyrës nr.4, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Nxënësit e Institutit të Fëmijëve që nuk Dëgjojnë dhe të Institutit të Fëmijëve që nuk Shikojnë përjashtohen nga detyrimet e tarifave të shërbimeve të ndryshme, që ofrojnë institucionet shtetërore.
9.1. Nxënësve, të cilët kanë përfituar statusin ligjor të jetimit, invalidit paraplegjik, tetraplegjik, statusin ligjor të personave që nuk shikojnë, të personave që nuk dëgjojnë, u sigurohen falas akomodimi/fjetja, shërbimi shëndetësor, shërbimi dentar dhe medikamentet pas paraqitjes së librezës, kartës shëndetësore dhe epikrizës, nga qendra spitalore e rrethit.

9.2. Nxënësit jetimë, të cilët ndjekin studimet në institucionet publike të arsimit parauniversitar, trajtohen me pagesë suplementare edhe për periudhën e pushimeve verore, nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, sipas vendndodhjes territoriale.

9.3. Nxënësit e komunitetit rom dhe egjiptian, të cilët vazhdojnë studimet në shkollat e mesme profesionale, përfitojnë falas veshmbathje, libra dhe fletore, sipas kuotës financiare të përcaktuar në pasqyrën nr.4, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

9.4. Fëmijët/nxënësit dhe mësuesit e institucioneve të arsimit special, me nevoja të veçanta psikosociale, pa konvikt, trajtohen me fonde të buxhetit të shtetit, me një kuotë ushqimore (drekë) me vlerë deri në 150 (njëqind e pesëdhjetë) lekë në ditë, sipas kuotës financiare të përcaktuar në pasqyrën nr.4.

9.5. Nxënësve të arsimit parauniversitar, të cilët banojnë në zonat rurale që nuk kanë shkollë 9-vjeçare brenda rrezes prej 5 km dhe që akomodohen në konvikte publike, bursa u jepet në formën e kuotës ushqimore. Në asnjë rast bursa nuk jepet në formën e kuotës financiare.

Fondet buxhetore për mbulimin e shpenzimeve për bursat si dhe numri i bursave për nxënësit administrohen nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, sipas vendndodhjes territoriale dhe administrative të konvikteve ku janë vendosur nxënësit konviktorë. Masa mujore e bursës u jepet nxënësve në formën e kuotës ushqimore, në konvikt.

Nxënësve, të cilët përfitojnë bursë sipas rezultateve të arritura, jashtë kriterit ekonomik, që janë akomoduar në konvikte ose jo, masa e miratuar e bursës mujore u paguhet nga njësia e vetëqeverisjes vendore çdo muaj, pranë bankave të nivelit të dytë, në llogarinë bankare të nxënësve/prindërve.
Nxënësve, të cilët përfitojnë bursë në arsimin profesional, sipas shkronjave “dh” e “f”, të pikës 2.3, dhe shkronjës “a”, të pikës 2.4, e nxënësve romë e egjiptianë, masa e miratuar e bursës mujore u paguhet nga njësia e vetëqeverisjes vendore çdo muaj, pranë bankave të nivelit të dytë, në llogarinë bankare të nxënësve/prindërve.
Njësitë bazë të vetëqeverisjes vendore realizojnë pagesën e bursës mujore për nxënësit përfitues vetëm pasi drejtorët e shkollave profesionale konfirmojnë zyrtarisht, brenda datës 5, të çdo muaji, pranë njësive të vetëqeverisjes vendore, informacionin për ndjekjen e shkollës/mësimit për nxënësit që përfitojnë bursë.
Nxënësve, të cilët nuk ndjekin mësimin/shkollën apo praktikën profesionale pa arsye ligjore apo shëndetësore, u ndërpritet bursa menjëherë.
Masa e bursës dhe kuota financiare ushqimore ditore për nxënësit jepet, respektivisht, sipas pasqyrave nr.2 dhe nr.3, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë, për hyrjet e reja në vitin e parë në sistemin arsimor publik, që ndjekin shkollat profesionale, për të gjitha kategoritë e parashikuara në pikën 2, të këtij vendimi, për vitin e ri shkollor 2018-2019, të japë 2 100 (dy mijë e njëqind) bursa.
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, për të gjitha kategoritë e nxënësve, të cilët ndjekin arsimin parauniversitar, të parashikuara në pikën 2, të këtij vendimi, pa përfshirë nxënësit që ndjekin shkollat profesionale, për vitin e ri shkollor 2018-2019 të japë 800 (tetëqind) bursa.
Efektet financiare të vitit akademik 2018-2019 të përballohen nga fondet e buxhetit të shtetit, miratuar për Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Ministrinë Financave dhe Ekonomisë, për vitet 2018 e 2019.
Afati përfundimtar për shqyrtimin dhe miratimin e bursave nga njësitë bazë të vetëqeverisjes vendore, për të gjitha kategoritë e shkollave, është data 31 janar 2019. Vendimet e këshillave të njësive të vetëqeverisjes vendore, të miratuara jashtë këtij afati, janë të pavlefshme.
Vendimet e njësive bazë të vetëqeverisjes vendore bëhen publike në faqen zyrtare të institucionit për nxënësit, komunitetin, median dhe institucionet e tjera vendore apo qendrore.
Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, njësitë bazë të vetëqeverisjes vendore, njësitë arsimore vendore (DAR/ZA) dhe shkollat e arsimit të mesëm profesional për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.