MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Sindroma e buzës “lepur”: Pse ndodh?

24.01.2024 - 10:20

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Sindroma e buzës “lepur”: Pse ndodh?

Mjeku: Buza e lepurit, sipas mjekëve është një deformim ose defekt që krijohet gjatë zhvillimit embrional të javëve të para të shtatzënisë, i cili shfaqet në lindjen e fëmijës me çarje të buzës së sipërme, e cila mund të shtrihet në të gjithë qiellzën apo edhe në pjesën e hundës. Në jo pak raste, buza e lepurit është e lidhur me keqformime të tjera apo sindroma kongenitale. Prania e kësaj anomalie krijon problem në ushqyerjen me gji të foshnjës dhe në moshë më madhore, nëse nuk korrigjohet në kohë. Përveç anës estetike mund të kemi edhe probleme në të folur. Diagnoza e kësaj anomalie mund të bëhet që në ekografinë morfologjike nga një ekografist i specializuar.

Sindorma e buzës “lepur” është një sindromë që është e pranishme që në lindje dhe ndodh kur ka një çarje në buzën e sipërme dhe/ose në qiellzë. Kjo është një nga defektet më të shpeshta tek foshnjet e porsalindura. Sipas studimeve 1 në 700 foshnje mund të lindin me këtë defekt.

E çara mund të jetë vetëm në pjesën e sipërme të buzës, por në raste më të ndërlikuara mund të ketë dhe ndarje të qiellzës deri në pjesën e përparme të gojës.

Problemet që lidhen me çarjen e buzës dhe qiellzës

Kjo sindormë mund të shkaktojë një sërë problemesh, veçanërisht në muajt e parë pas lindjes, para se fëmija të bëhet operacion.

Problemet më kryesore përfshijnë:

Vështirësi për t’u ushqyer

Probleme me dëgjimin

Probleme dentare

Probleme me të folurin

Disa nga shkaqet që ndikojnë në lindjen e fëmijëve me këtë sindromë:

Gjenet që fëmija trashëgon nga prini (edhe pse shumica e rasteve ndodhin vetëm 1 herë)
Pirja e duhanit dhe alkoolit gjatë shtatzanisë
Mbipesha gjatë shtatzanisë
Mungesa e acidit folik para dhe gjatë shtatzanisë
Marrja e medikamenteve të caktuara gjatë shtatzanisë
Diagnostifikimi i çarjes së buzës dhe qiellzës

Kjo anaomali mund të vërehët përmes ekografive midis javës së 18 – 21 të shtatzanisë. Por jo në të gjitha rastet mjeku mund ta vërjjë anomalinë tek fetusi përmes ekografisë. Në rast se nuk është ekzaminuar në shtatzani, anomalia diagnostikohet që në momentin që foshnja lind.

Cili është trajtimi që ju bëhet fëmijëve të lindur me këtë anomali?

Kirurgjia: foshnjet e lindura me buzën e çarë i nënshtrohen ndërhyrjes kirurgjikale kur janë 3-6 muajsh, ndërsa në rastet kur është buza dhe qiellza e çarë, ndërhyrja behet zakonisht kur janë 6-12 muajsh.

Monitorimi i dëgjimit: zakonisht fëmijët që lindin me sindromën e buzës lepur mund të kenë probleme me dëgjimin në të ardhmen, ndaj është e rëndësishme që të kenë kontrolle të vazhdueshme tëk mjeku orl.

Terapi për të folurën

Higjenë e mirë orale dhe trajtim ortodontik.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.