Për muaj me radhë, përdoruesit në TikTok dhe mediave të tjera sociale po flasin për një truk që lidhet me kujdesin për flokët. Përdorimi i ujit të orizit mund t’i bëjë flokët të shëndetshëm dhe plot shkëlqim, madje ndikon edhe në parandalimin e rënies së tyre.
Si zakonisht, ky trend nuk është aspak i ri. Njerëzit në Japoni dhe Kinë e kanë përdorur ujin e orizit ndër shekuj, e plot studime tregojnë se ky ritual mund t’i bëj flokët më të trashë dhe më të fortë.
Por, përtej kësaj ka edhe një anë tjetër të medalje, ku disa ekspertë kanë mbledhur prova shkencore dhe janë shprehur për Today se uji i orizit në flokë mund të sjellë edhe disa efekte anësore, nga tharja e skalpit te acarimi i kokës.
A e ndalon uji i orizit rënien e flokëve?
Ka disa prova që tregojnë se ekstrakti i krundeve të orizit, i cili vjen nga shtresa e jashtme e kokrrës së orizit, mund të jetë i dobishëm për njerëzit që vuajnë nga rënia e flokëve. Mjekja dermatologe Shasa Hu thotë se: “Krundet e orizit mund të reduktojnë rënien e flokëve, të ngadalësojnë procesin e thinjave dhe të nxis furnizimin me gjak të gjëndrave të flokëve,” thotë ajo.
Nëse përdorni ujë orizi për flokët: Ja efektet
Çështja është se ekstrakti i krundeve të orizit nuk gjendet në orizin që blihet në supermarket sepse, gjatë përpunimit, ky përbërës hiqet. Ndaj, duhet kujdes me mënyrën e përdorimit të këtij uji.
Njerëzit që kanë lëkurë të ndjeshme ose që janë të prirur ndaj reaksioneve të lëkurës, si ekzema ose psoriasis, duhet t’i qëndrojnë larg trajtimeve të flokëve me oriz. Për shkak të niseshtesë që përmban orizi, kjo heq lagështinë nga flokët dhe i bën ata të thatë dhe të pashëndetshëm, por mund të çojë edhe në tharje të skalpit dhe irritim të tij.
Por, mos u dorëzoni! Orizi i blerë në dyqan ka edhe një përbërës që quhet inositol që ndikon në rritjen e flokëve, duke i bërë ato më të fortë dhe të shëndetshëm.