MENU
klinika

Blinken: Diskutime për Pashalimanin

“NATO hap bazën ajrore të Kuçovës…”

16.02.2024 - 10:58

Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinken lajmëroi dje nga Tirana se baza ajrore e Kuçovës pritet të hapet muajin e ardhshëm. Duket që baza ajrore ka qenë pjesë e bisedimeve dypalëshe.

“Muajin e ardhshëm Shqipëria do të përurojë bazën ajrore të NATO-s në Kuçovë. Të 31 aleatët tanë që së shpejti do të bëhen 32 aleatë të NATO-s, do të sjellin përvoja të ndryshme, gjeografi të ndryshme, aftësi të ndryshme, kapacitete të ndryshme, por secili prej nesh ka të njëjtin angazhim në fakt të fortë, të hekurt, i cili është të ndihmojmë njëritjetrin dhe gjithashtu të sakrifikojmë, madje në vitin e fundit çdo aleat ka rritur përqindjen në ndihmë të mbrojtjes si 2% i PBB-së”, – tha Blinken.

Në total investimi kap një vlerë prej rreth 50 milionë euro. Kontributi i palës shqiptare shkon në rreth 10% të vlerës së përgjithshme të investimit në këtë bazë, e cila me investimin e NATO-s do të kthehet në një bazë taktike të dislokueshme. Ai vlerësoi kryeministrin Rama si një partner të jashtëzakonshëm të SHBA. Sekretari amerikan i shtetit, tha se partneriteti i vendit tonë me SHBA është tejet i fortë dhe i rëndësishëm.

Ai u shpreh po ashtu se Shqipëria është aleat kyç i NATO-s, duke u ndalur edhe te përurimi muajin e ardhshëm i bazës ajrore në Kuçovë. “Jam këtu në vizitën time të parë si sekretar i shtetit, sepse partneriteti është më i fortë se ka qenë ndonjëherë. Jemi duke bërë gjëra me njëri-tjetrin, për njëritjetrin. Si aleat kyç i NATO dhe anëtarë OKB, kemi marrëdhënie të jashtëzakonshëm partneriteti. Kemi folur për punën tonë të fortë së bashku, për Ukrainën. Po ashtu diskutuam shumë çështje dhe sfida që përballemi, jemi përqendruar për të nxitur sigurinë që bashkëndajmë. Shqipëria ka qenë e para që ka ngritur dorën për të ndihmuar Ukrainën, dhe është një nga 10 kontribuueset kryesore për ndihmë për frymë. Shqipëria ka dhënë kontribut domethënëse gjatë viteve që është pjesë e NATO-s. Trupat shqiptare ndihmojnë të ruajnë paqen në Kosovë për të frenuar agresionin e Rusisë në krahun lindor të NATOs”, – tha Blinken.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier