MENU
klinika

Jo vetëm temperaturat

Fajin për lëkurën e skuqur e kanë edhe ushqimet që konsumoni!

19.02.2024 - 08:12

Ushqimet dhe pijet që konsumoni ndikojnë në lëkurën tuaj. “Moti i ftohtë jashtë dhe nxehtësia në ambiente të mbyllura mund të heqin lagështinë nga lëkura juaj, duke çuar në dehidratim,”-thotë dermatologia Whitney Bowe. Nëse keni lëkurë të thatë për shkak të gjenetikës ose problemeve të ndryshme shëndetësore, kjo mund ta bëj më të ndjeshme lëkurën ndaj dehidratimit në dimër. Por jo vetëm temperaturat, por edhe ushqimet dhe pijet e ndryshme kanë ndikim në këtë gjendje.

Pijet si kafeja, çaji, pijet me gaz dhe ato energjike në përgjithësi kanë kafeinë. Por, nëse konsumoni kafeinë vonë në mesnatë, kjo mund të ndikojë në cilësinë e gjumit tuaj, gjë që çon edhe në dehidratim të lëkurës. Alkooli është diuretik që ju bën të humbisni ujë duke urinuar. Sasitë e tepërta mund të kontribuojnë në dehidratimin e përgjithshëm, duke përfshirë edhe lëkurën.

Alkooli njëherësh zbraz edhe antioksidantët natyralë, duke e bërë lëkurën më të ndjeshme ndaj faktorëve të tillë si pluhuri apo rrezet e diellit.
Konsumimi i tepërt i kripës bën që trupi të tërheqë ujin nga qelizat dhe të çojë në dehidratim. Sasitë e larta të natriumit gjenden shpesh në ushqimet e ngrira, ato të konservuarat, sandviçët, salcat etj. Të qenit i vetëdijshëm për sasinë e kripës që hani çdo ditë mund të ndihmojë në tonin dhe elasticitetin e lëkurës tuaj.

Nëse konsumoni sasi të madhe sheqeri të shtuar, ju kështu dëmtonin procesin e krijimit dhe ruajtjes së kolagjenit në trup. Zëvendësojeni sheqerin me fruta dhe shumë ujë. Ushqimet e skuqura në vaj ndikojnë negativisht në lëkurën tuaj, sepse ato shkaktojnë inflamacion, i cili ka lidhje edhe me dehidratimin. Kjo e fundit çon gjithashtu në skuqje dhe kruajtje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dëmtojnë lëkurën tonë

5 gabimet që bëjmë gjatë dushit


Ja çfarë ju duhet për përgatitjet!

Si të ulni tensionin e lartë me metoda natyrale

Gjithçka që duhet të dini!

A është fluori në ujin tuaj i sigurt?

Zakonet e përditshme që mund të jenë arsyeja

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës?

Efekt anësor i medikamenteve ose...

Jargët sinjalizojnë sëmundje?

Simptomat që mund të përjetoni!

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?