MENU
klinika

Studiuesit në Kenia po zhvillojnë një aplikacion për këtë

Inteligjenca artificiale mund të diagnostikojë tuberkulozin

02.03.2024 - 10:33

Studiuesit në Kenia po zhvillojnë një aplikacion me Inteligjencë artificiale, i cili shpresojnë se do ta diagnostikojë me saktësi tuberkulozin dhe ndoshta edhe infeksione të tjera të gjoksit. Ata po vështrojnë nëse programi mund të bëjë dallimin midis kollitjes së njerëzve me sëmundje dhe atyre pa sëmundje

Në Institutin e Kërkimeve Mjekësore në Kenia po zhvillohen kërkime për krijimin e një aplikacioni i cili përdor Inteligjencën Artificiale (AI), për ta diagnostikuar tuberkulozin (TB) dhe sëmundje të tjera të frymëmarrjes. Në një dhomë të qetë, Dr Videlis Nduba dhe ekipi i tij regjistrojnë kollë nga njerëz me sëmundje të frymëmarrjes si tuberkulozi, si dhe njerëz të tjerë që kolliten, por pa këtë sëmundje. Qëllimi është të krijohet një softuer i cili mund ta bëjë dallimin midis të dyjave kollave dhe të krijohet një aplikacion për telefon i cili mund të njohë me saktësi një kollë të lidhur me tuberkuloz dhe sëmundje të tjera të rënda.

Rezultatet i dërgohen Universitetit të Washingtonit, i cili i vendos ato përmes një sistemi kompjuterik ekzistues të quajtur ResNet 18.

“Ky softuer përdor inteligjencën artificiale dhe ajo që bën është, ai përpiqet të analizojë kollën, ne i quajmë ato gram spektrale të kollës dhe më pas i regreson ato. Pra, është një mënyrë matematikore për të modeluar imazhin e kollës për të përcaktuar nëse ka një ndryshim midis dikujt me tuberkuloz kur kollitet dhe dikujt pa tuberkuloz po ashtu kur kollitet”, thotë Nduba.

Ai beson se nëse dëshmohet se programi funksionon me saktësi, diagnostikimi dhe trajtimi i pacientit mund të bëhet më shpejt, kjo do të ndihmojë në frenimin e përhapjes së sëmundjes. “Arritja më e madhe është të mos humbim kohë deri në diagnozë. Pra, nga kur dikush zhvillon simptoma të TB-së, tek kur një mjek përcakton se ka TBCE dhe ata kanë nevojë për trajtim, ndonjëherë mesatarja mund të shkojë nga 3 në 2 muaj në një vit. Dhe kur ata janë në komunitet, mund ta transmetojnë sëmundjen tek të tjerët. Në momentin që kolla e tyre ekspozohet në këtë softuer dhe të përcaktohet se është TBCE, do të reduktohej transmetimi i tij edhe në komunitet”, thotë Nduba. Por softueri nuk është ende mjaft i saktë për ta përmbushur standardin e kërkuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

OBSH-ja thotë se aplikimi duhet të jetë të paktën 90% i saktë në njohjen e një infeksioni TB dhe duhet të jetë të paktën 80% i saktë në zbulimin nëse nuk ekziston ndonjë infeksion. Provat e Ndubas deri më tani kanë treguar 80% saktësi në zbulimin e TB-së dhe 70% saktësi për zbulimin se nuk ka TB.

Ish-pacienti me tuberkuloz Johnson Munori merr pjesë në hulumtim. Ai është trajtuar dhe nuk është më në Infektivë, por kthehet në klinikë për kontrolla. Munori nuk e kuptoi se kishte TB derisa u diagnostikua nga një mjek i cili i kërkoi të merrte pjesë në programin e kërkimit. Ai beson se aplikacioni do të ishte i dobishëm.

“Më parë nuk e dija se kisha TBCE deri kur erdha për ekzaminim, atëherë më diagnostikuan me sëmundje dhe më pas erdha dhe më thanë se ekziston një teknologji e re të cilën mund ta përdorim për të diagnostikuar TBCE-në përmes kollës. Është një teknologji shumë e përshtatshme, teknologji e re që mendoj se do të ndihmojë shumë njerëz”, thotë ai.

Jarim Omogi është specialist i shëndetit publik në Universitetin Ndërkombëtar Amref. Ai thotë se përdorimi i AI-së në mjekësi po rritet. Prova është financuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, por ende nuk ka marrë ndonjë miratim rregullator.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bill Gates: Do të përshpejtojë sektorin e inovacionit

“Inteligjenca artificiale do të ndihmojë me pabarazinë sociale”