Pas suksesit ndaj Napolit në shtëpi, Inter përsëri ka fituar vetëm 1-0, kësaj here në Empoli. Tri pikë me vlerë që e afrojnë me vendin e dytë ekipin zikaltër, teksa vendi i tretë është konsliduar edhe më shumë. Është ndaluar Lazio në barazim 1-1 ndaj Torinos dhe nga kjo ka përfituar Roma, që fiton 2-0 në Parma.
Inter ka vuajtur jo pak për të marrë tri pikët. Pas barazimit pa gola në pjesën e parë, në të dytën ka menduar Keita për suksesin e radhës, teksa ka shënuar golin e vetëm për zikaltrit.
Ka marrë një fitore të rëndësishme edhe Roma, e cila është kthyer në zonën europiane të renditjes (vendi i pestë), pasi ka mundur 2-0 në transfertë Parma-n falë golave të Cristante (58′) dhe Under (75′).
Ndërkohë, është ndalur Lazio e vendit të katërt. Bardhekaltrit kanë barazuar 1-1 në shtëpi me Torino-n. Belotti ka mposhtur me një penallti Strakoshën në fundin e pjesës së parë, ndërsa Milinkovic-Savic ka fiksuar shifrat në 1-1 në minutën e 62-të.
Festvial golash në ndeshjen mes Sassuolo-s dhe Atalanta-s, e fituar 6-2 nga skuadra e Etrit Berishës, që ka parakaluar Milan-in përkohësisht në renditje dhe ka shkuar katër pikë larg vendit të katërt. Zikaltrit janë ekipi që ka shënuar më shumë gola (39) deri tani në kampionat, 1 më shumë se Juventus.