Kur u mendua se Tottenham mund të ngushtonte akoma më shumë diferencën me Liverpool në krye të renditjes, ka ardhur përmbysja spektakolare e Wolves në “Wembley”, teksa ka fituar 3-1, duke zhvlerësuar golin e Harry Kane.
Kane i dha avantazhin Tottenham ndaj Wolves me një gol magjik në minutën e 24-t. Sulmuesi i përfaqësueses angleze ka marrë topin nga Son, e kthen nga e majta dhe lëshon një predhë, e cila ishte e pamundur për t’u kapur nga portieri portugez Patricio.
Ishte goli i 13-të e Kane, që barazon Aubameyang në krye të renditjes të shënuesve më të mirë, një më shumë se Salah. Tottenham e mbyll në vantazh pjesën e parë dhe u duk se do të ishte suksesi i radhës.
Miqtë kanë surprizuar në të dytën. Fillimisht Boly në minutën e 72-të ka barazuar shifrat. Ndërsa Jimenez në minutën e 84-t ka përmbysur rezultatin në 1-2. Tri minuta më pas, Costa con shifrat në 1-3, duke bërë surprizën më të madhe.
Në ndeshjet e tjera u dhanë këto rezultate: Brighton-Everton 1-o, Leicester-Cardiff 0-1, Fulham-Huddersfield 1-0, Watford-Newcastle 1-1. Në orën 18:30 luhet supersfida Liverpool-Arsenal.