Pas humbjes në limit në “San Siro” ndaj Interit, Napoli i është rikthyer fitores, duke fituar 3-2 në shtëpi ndaj Bologna-s. Napoli përforcon pozitat në vendin e dytë, por mbet -9 pikë larg Juventusit kryesues.
Milik shënoi golin e parë kur kronometri shënonte minutën e 16-të. Napoli clirohet dhe luan mirë, por në minutën e 37-të miqtë barazojnë me anë të Santander. Pjesa e parë mbyllet 1-1.
Me të nisur pjesa e dytë, Milik shënon përsëri për Napolin, duke rikthyer avantazhin. Pak a shumë e njëjta situatë, kur Napoli kërkonte të vriste ndeshjen, Bologna shënon sërish, si në pjesën e parë.
Danilo shënon me kokë, pas një krosi nga e majta. Goli i barazimit u shënua në minutën e 80-të. Në 10 minutat e fundit Napoli u mundua të shënonte golin e fitores dhe ia doli në të 88-ën. Festë në “San Paolo”, ndërsa Bologna rrezikon rënien.