29.12.2018 - 20:31
Liverpool e ka mbyllur në mënyrën më të mirë vitin 2018, teksa ka fituar 5-1 ndaj Arsenalit. Një sukses që e shkëput edhe më shumë në krye të renditjes, +9 pikë ndaj Tottenham të vendit të dytë, por që mund të ngushtohet nesër nëse fiton City.
Lojtari i ndeshjes ishte Roberto Firmino me tripletën e tij. Ai është bërë braziliani i tretë që shënon një tripletë në Premier League pas Robinho-s dhe Alves. Përveç kësaj, kjo është tripleta e gjashtë që është shënuar në ndeshjet mes Arsenal dhe Liverpool, një rekord për një ndeshje të vetme.
Por edhe Mohamed Salah kaloi një ndeshje fantastike me një gol dhe asist, diçka që e ka bërë 10 herë këtë sezon të Premier League. Vetëm Neymar ka më shumë (11).