Në një lidhje të drejpërdrejtë për ‘Money Report’ në ABC News, zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku sqaroi vendimin për faturimin e energjisë për furrat e bukës të ndara në tre kategori në bazë të shërbimeve që ofrojnë.
“Kemi marrë një vendim të studiuar për të trajtuar furrat e bukës. Bëhet fjalë për një situatë që është e mbartur prej 15 vitesh. Që para 15 vitesh burrat e bukës janë përcaktuar që të trajtohen me një cmim preferencial prej 7.6 lekë për kilovat orë. Por ndërkohë me gjithë zhvillimin ekonomik që ka ardhur, me dinamizmin e tregut, sot shumica prej tyre janë kthyer në njësi të intergruara.
Bëhet fjalë për 2600 subjekte që disa prej tyre vijojnë furra buke, disa janë kthyer furra buke dhe pasticeri dhe disa në furra buke, pasticeri dhe bar kafe. Për të mos penalizuar të gjithë grupit, pasi buka është produkt bazik kemi vendosur të mos prekin cmimin për furrat e bukës, Pra, të gjitha ato biznese që prodhojnë vetëm bukë nuk do të kenë ndryshim në cmim, do të faturohen 7.6 lekë për çdo kilovator të shpenzuar. Ato që operojnë si pastiçeri do të paguajnë 9.5 lekë dhe ndërkohë për furrat e bukës që janë edhe pasticeri edhe kafe bar do të trajtohen me 12 lekë kilovatorë.
E gjithë kjo vjen pas një analize shumë të thellë. Furrat e bukës konsumojnë 66 milionë kilovat orë në vit, ose e përkthyer në faturim, rreth 500 milionë lekë. Nga ana tjetër, nuk e kemi bërë vetëm këtë proces. Falenderoj shoqatën e prodhimit të brumit dhe bukës ata kanë qenë me ne gjatë gjithë procesit. Është një vendim i marrë me consensus dhe do nisimin nga implementimi.” tha Balluku ndërsa shtoi se është vetë kjo shoqatë e cila kërkoi ndërhyrje për të rregulluar procesin.
“Është vetë shoqata e furrave të bukës dhe brumrave që na janë drejtuar për të rregulluar procesin. Ky proces duke nisur nga 15 vite më parë ka qenë i rregulluar me disa artifica që kanë rezultuar, jo të suksesshme. Një furrë që të ishte edhe pasticeri, duhet të kishte 2 matës, gjë që në burim nuk ndahej sic duhej. U dha zgjidhje momentale për ndarje të NIPT-eve por edhe kjo nuk solli sukses. Dhe të gjitha këto artifica momentale kanë krijuar edhe një sërë abuzimesh për të cilat ne jemi vëmë në dijeni dhe morëm këtë masë. Nga ana tjetër këtu kemi edhe krijimin e një barazie në treg. Ne vitin 2024 e kemi nisur me një vrull të ri, dhe kemi tre komponentë shumë të rëndësishëm, që është ngritja e kapaciteteve nejerëzore, shëndoshja financiare e kompanisë duke mos lënë debite të këqia dhe ulja e humbjeve teknike. Duam të kapim një target të ri, në shifrën 17.96. Të gjitha këto na kanë nxjerrë në një rezultat me zgjidhje afatgjatë dhe jo momentale” vijoi më tej Balluku.