Këngëtarja Çiljeta Xhilaga është një nga konkurrentet e “Ferma Vip”. Ajo ka rrëfyer për herë të parë arsyen pse ka hequr dorë nga koncertet.
Gjatë një diskutimi me kolegun e saj, Renis Gjokën, Çiljeta është shprehur se për shkak të angazhimeve familjare, ajo ka vendosur për të hequr dorë nga koncertet. Sipas saj, familja është prioritet. Por për të mos u shkëputur nga skena, ajo ka vendosur që të zhvillonte koncerte vetëm në Tiranë, që të mund të kthehet pranë familjes.
Pjesë nga biseda:
Çiljeta: Përtoj shumë të iki në koncerte.
Renisi: Koncertet të mbajnë gjallë.
Çiljeta: I dua koncertet brenda Tiranës, që të këndoj dhe të kthehem në shtëpi. E ndjej veten të lodhur, je gjithë ditën në shtëpi, la, pastro, mbaj shtëpinë dhe gatuaj.
Renisi: Me të ndjerë është ajo, s’diskutohet.
Çiljeta: Mendoj se çdo moshë ka fazën e vetë.
Renisi: Ja vë vetë njeriu vetes prioritetet.
Çiljeta: Unë kam prioritet familjen dhe e ndjej veten shumë të rritur për të kënduar.