“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Pse alergjitë përkeqësohen gjatë mëngjesit?
Mjeku: Për shumë njerëz të prekur nga alergjitë ndodh që simptomat të rëndohen më tepër në mëngjes.
Por cili është shkaku se përse këto simptoma janë më të rënduara në mëngjes?
Kafshët ose insektet shtëpiake
Marimangat e pluhurit janë insekte të vogla që lëshojnë në shtratin tuaj jashtëqitjen e tyre.
Këto mbetje futen në hundë dhe trup dhe shkaktojnë kruajtje të hundës dhe syve ose edhe astmë. Për më tepër, nëse flini me kafshët tuaja shtëpiake, ju gjithashtu mund të zhvilloni alergji të ndryshme.
Çdo tre muaj, lani jastëkun dhe ndërroni sa më shpesh çarcafët tuaj. Ju mund të përdorni gjithashtu edhe mbulesa të posatshme kundër merimangave. Dhe nëse e dini se jeni alergjik ndaj zbokthit të kafshëve shtëpiake, mund t’ju duhet t’i mbani ata larg shtratit tuaj.
Poleni
Poleni është në sasi më të larta herët në mëngjes deri në mes të ditës. Prandaj të dalurit herët në mëngjes për stërvitje ose edhe për të nxjerrë qenin, mund të shkaktojë një reagim alergjik më të fortë.
Gjithashtu, kur merrni frymë thellë gjatë aktivitetit fizik, ju jeni duke thithur më shumë polen. Nëse nuk ndiheni ndiheni të sigurt në natyre ri mendoni të shkoni në palestër. Përndryshe, zhvendoseni stërvitjen brenda mureve të shtëpisë tuaj.
Si të parandaloni alergjitë e mëngjesit?
Është një ide e mirë që të testoheni për të parë se për çfarë jeni alergjik. Kështu do të mund të bëni një identifikim më të lehtë të shkaktarëve dhe të mund t’i shmangni ato. Gjithashtu, mjekimi kundër alergjisë mund të jetë një lehtësim.
Antihistaminet si cetirizina (Zyrtec) dhe levocetirizina (Xyzal) mund të kenë efekt qetësues veçanërisht kur merren para se të flini. Bisedoni me mjekun tuaj për simptomat tuaja, që ai të mund t’ju ndihmojnë të përcaktoni orarin e duhur të mjekimit.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.