Fedez dhe Chiara Ferragni u takuan (përsëri) me rastin e festës së ditëlindjes së vajzës së tyre të dytë Vittoria.
Pavarësisht ngjarjes së lumtur, atmosfera mes të dyve nuk ishte më e mira.
Sipas raportimeve, prindërit e ditëlindjes kanë pasur një debat të fuqishëm. Vajza e Ferragnez-ve festoi ditëlindjen e saj të tretë në Milano.
Ajo çfarë serviret nga Story-t e prindërve në Instagram, gjithçka duket se ka shkuar për mirë: balonat, kukulla gjigante Pocoyo (personazhi i preferuar i vajzës) , torta, flluska dhe lojëra.
View this post on Instagram
Por diçka mes Fedez dhe Chiara Ferragni nuk ka shkuar në mënyrën e duhur.
Sipas Corriere della Sera, dyshja debatuan shumë ashpër, aq sa reperi (i shoqëruar nga asistentja e tij) u largua me nxitim nga vendi i ngjarjes.
Në këtë moment, nëna e tij Tatiana e ka ndjekur në përpjekje për ta qetësuar, duke i thënë: “Federico, mjaft!”.
Arsyeja e debatit nuk është e qartë, por tashmë është evidente se tensioni mes dy ish-bashkëshortëve është tejet i lartë.
Menaxhimi i imazhit të fëmijëve në rrjetet sociale janë vetëm pjesa e fundit e mozaikut që është copëtuar në mijëra copë.