Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka njoftoi rritjen e pagës minimale në 830 euro nga mëngjesi i 1 prillit gjatë prezantimit në kabinet pasi qeveria e tij i mbijetoi votëbesimit.
“Qytetarët patën mundësinë të dëgjojnë të vërtetën për tragjedinë në Tempe larg deformimit të demagogjisë politike”, tha kreu i qeverisë greke.
Mitsotakis e nisi prezantimin në kabinet duke iu referuar debatit të zhvilluar në Kuvend për tragjedinë në Tempe me rastin e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë, i cili u rrëzua me shumicë votash.
Më pas kryeministri greke iu referua zgjedhjeve të ardhshme europiane duke thënë se “ne presin beteja të rëndësishme në nivel europian për emigracionin apo fermerët”, duke theksuar se “ata kanë nevojë për eurodeputetë me zë të fortë kombëtar”.
Siç theksoi ai, “në të njëjtën kuti do të peshohet vazhdimi i një kursi që pavarësisht vështirësive po na çon përpara”.
Më pas kryeministri njoftoi për pagën e re minimale se duke u shprehur se do të ketë një rritje prej 50 eurosh në muaj, duke shkuar në 830 euro.
“Ne po shkojmë drejt objektivit prej 950 euro në fund të 4-vjeçarit”, theksoi kryeministri, duke shpjeguar se “është është një vendim që mbështet të ardhurat, por nuk rëndon koston e prodhimit duke rrezikuar rënien e papunësisë”