“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Sëmundjet e lindura të zemrës, a ka shërim 100%?
Mjeku: Po, shumë raste me sëmundje të lindura të zemrës ka shërim 100%. Domethënë fëmija jo vetëm bën jetë normale, duke filluar që nga të bërit sportist për sporte antagoniste apo për çdo lloj gjëje që kërkon aktivitet të madh fizik në jetë. Ka disa keqformime të zemrës, mungesa të tilla, si për shembull mungon një barkushe, është e pazhvilluar, atë nuk ke ku e gjen që t’ia japësh. Sigurisht operohen, ndihmohen, jeta e tyre zgjatet. Normalisht që jeta e tyre nuk mund të jetë 100% normale, sepse ka mungesa, megjithatë këto janë raste më të rralla.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.