Shkrimtarja dhe deputetja Flurura Açka e ftuar në “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus, foli mbi jetën e saj dhe dramën që ka kaluar.
Shkrimtarja Açka humbi djalin e saj kur ai ishte vetëm 18 -vjeç, e megjithatë ajo si nënë por edhe si njeri i penës, gjeti forcë që t’i rikthehej sërish shkrimeve, duke shkruar edhe një nga veprat më të bukura romanin “Biri”.
Açka rrëfeu se në këtë roman personazhi është shumë i afërt me të, megjithatë ajo tha se kur e mbaroi së shkruari ju duke sikur e humbi për herë të dytë djalin, pasi do donte që shkruarja e librit të mos mbaronte kurrë.
Pjesë nga biseda:
Brikena Prifti: Një jetë me librat, i kujtoni shkrimet e para?
Flutura Açka: I kujtoj, shkarravina kanë qenë, por kanë qenë kohëra të çuditshme, fëmijëri që lidhen me diktaturën. Kam jetuar më gjatë në demokraci, në liri, dhe liria është një gjë e mirë për të provuar njeriun. Një fëmijëri nën diktaturë është ndryshe.
Brikena Prifti: Ju i quani shkarravine, por ato kanë mesazhe, flisnin për diktaturën?
Flutura Açka: Jo, isha fëmija. Edhe pse prindërit na vunë një mburojë ndershmërie, që ne të mos e absorbonim atë që ndodhte jashtë, në mënyrë që ne të ishim fëmijë. Sigurisht familjet që mundeshin, pasi ka patur fëmijë që janë rritur nëpër kampe, prindërit janë rritur nëpër burgje. Unë po flas për fëmijërinë time.
Brikena Prifti: Keni ruajtur ndonjë shkrim?
Flutura Açka: Po mamaja ime ka qenë shumë e kujdesshme, një e afërmja ime i lexonte shkrimet e mia. Mbaj mend kam shkruar një poemë të gjatë e ndikuar nga Dritëroi nga Ismaili. Shkrova një poezi të gjatë, që mund të kishte figuracione, dhe ime më kuturisi që të më merrte mua me vete dhe nëpër redaksitë e Tiranës pyeste a ishte kjo gjë e botueshme.
Brikena Prifti: Jeni modeste.
Flutura Açka: Nuk e di, por më vonë kur kam takuar Bardhyl London dhe Xhevahir Spahiun, ishin të parët që kam takuar në këtë fushë kur jam identifikuar si autore, dhe këshilla ishte lexo, lexo. Paradigma e parë ishte lira, ajo është suporti i parë.
Brikena Prifti: Ka qenë e imponuar letërsia?
Flutura Açka: Kam qenë shumë e re, edhe pse mu desh të studioja për ekonomi. Unë shkruaja, por ndryshe kur je në liri të plotë, dhe ndryshe kur je ekonomiste, ku ta caktonte partia të ardhmen. Them vitit 90-të ka qenë shumë i rëndësishëm për mua dhe gjithë shqiptarët.
Brikena Prifti: Keni patur gjithmonë frymëzim nga jeta personale?
Flutura Açka: Kjo është pyetja që i bëhet çdo shkrimtari. Është e njëjta biologji, e njëjta mendje, i njëjti trup, është e vështirë ta ndash këto dimensione. Në rastin tim unë nuk mendoj se jam shkrimtare biografike. Prapë them se alterego është një gjë e natyrshme. Shumë nga personazhet e mi kanë revoltat e mia. Një lexuese e imja më thotë për romanin “Ku Je”, më thotë Flurura si ka mundësi që një gjë kaq e rëndë që është diktatura ti ke mundur ta sjellësh në një mënyrë shumë paqësore, por të them të drejtën shumë personazhe të mi kanë veshur lëkurën time. Aq më shumë për rastin e romanit “Biri”, ndoshta dhe disa nga tregimet e librit të fundit, kanë shumë prej meje. Libri “Biri” është në një farë mënyre jeta ime, edhe pse jam kam kushtuar tim biri. Gjithmonë kam mbajtur një distancë që të mos pozicionohesh.
Brikena Prifti: Ishte libri i jetës?
Flutura Açka: Unë isha në një moment që pas kësaj thyerje të jetës time a do të shkruaja më me të njëjtën përgjegjësi. Dua apo s’dua unë në këtë fazë të jetës time kam krijuar edhe lexuesin personal. Për sa kohë unë kisha koshiencës, thosha a jam e zonja ta mbaj këtë lexues nëse unë nuk jam e sinqertë qoftë dhe me jetën time. Kështu që ose do të ndërprisja këtë lidhje me lexuesin, që do të ishte fatale. Një shkrimtar i përgjegjshëm do të çonte deri në fund, deri sa të mos ndiente më. Por besoj se ishte një gjë e sinqertë të ndaja këtë gjë me lexuesin tim.
Brikena Prifti: Ka pyetur gjithmonë përshtypje që autobografitë ose t’i rëndojnë plagët ose të japin forcë?
Flutura Açka: Unë di që “Biri” është i sinqertë. Kur e kam shkruar, që mu desh disa kohë, edhe nga fakti i një drame mos kisha harruar kujtimet, ka qenë një dramë e madhe, por edhe nuk mund të shkruash. Gjërat kanë ardhur në mënyrë të natyrshme, por di të them që ka qenë një tunel shumë i errët të shkruaja atë libër. Kam qenë në zi të thellë, dhe ndoshta ajo më ka penguar që të kem këtë nuancën e shkrimtarit për të mbajtur distancë me personazhin. Mbase e kam parë më të bukur se ishte im bir. Nëse do e kisha ndërtuar këtë personazh pa e njohur “Birin”, mbase do isha me distancuar. Ndoshta në veprën e parë ka një tepri, por lexuesi ta kuptojë që aty ishte nëna.
Brikena Prifti: Ku ka çliruar libri në fund?
Flutura Açka: Çlirimi mund të ishte. Mbaj mend se ajo që ndjeva është se mu duk sikur e humba për së dyti tim bir. Ishte bërë libri, ishte botuar, mu duke sikur e humba për herë të dytë tim bir. Nuk do doja të mbaronte kurrë.